Champions League Futboll Sport

Çështja “Oliver”, UEFA nis hetimin nga Buffon…

Portieri i Juventus, Gianluigi Buffon, është akuzuar ashpër nga UEFA në lidhje me komentet e bëra ndaj gjyqtarit Michael Oliver, pas çerekfinales së Champions League ndaj Real Madrid.

UEFA ka nisur një hetim edhe në lidhje me sjelljen e kapitenit në momentin që gjyqtari akordoi 11-metërsh për spanjollët, për të përcaktuar skualifikimin ndaj tij.

Më 11 prill, Juventus kishte arritur të përmbyste tre golat e pësuar në Torino, duke shënuar tre gola në “Bernabeu”, por Oliver akordoi një penallti për Real dhe Cristiano Ronaldo e shndërroi në gol duke kualifikuar ekipin e Zidane.

Buffon deklaroi: “Gjyqtari ka një kosh plehrash në vend të zemrës. Ai nuk është burrë, është një frikacak pa ndjenja. Njerëz të tillë duhet të qëndrojnë në tribunë duke ngrënë patatina. Na shkatërroi ëndrrën sepse nuk ishte njeri me ndjenja.”

Related posts

“KA QENË JASHTË BUXHETIT TONË…”/ Rummenigge zbulon arsyen pse Messi nuk mund të luajë tek Bayern

Delo.autor

HARROJNË HUMBJEN NË CHAMPIONS/ Të besuarit e Guardiolës mposhtin Palace dhe marrin kreun

Delo.autor

PIKANTE/ “Hë mo Trasho, e sheh ç’na bëre”, Muzaka sfidon tifozët e kuq. Ja çfarë nuk u pa në TV

F.autor

Leave a Comment