Champions League Futboll Sport

“OHHH, GOLI I JETËS”/ Komentatori epik mes lotësh përshkruan “dramën” e Ajaxit (VIDEO)

Dy gjysmëfinalet e kthimit në Champions League dhuruan emocione të papërshkrueshme që do të mbahen mend gjatë në historinë e futbolli.

Mbrëmjen e djeshme Tottenham bëri të pabesueshmen duke shënuar gol në sekondën e fundit të ndeshjes, ndërsa të gjithë lojtarët e Ajaxit u rrëzuan të gjithë në tokë nga dëshpërimi.

Lucas Moura shënoi tre gola në fitoren 2-3 të anglezëve për të kualifikuar skuadrën e tij në finalen e madhe të Champions Leagues.

Jo vetëm lojtarët, tifozët, trajnerët por edhe komentatorët nuk i besonin syve për atë që ndodhi në “Johan Cruijff Arena”.

Gjatë transmetimit live komentatori shokohet nga ajo që i panë sytë, ndërsa mes lotësh dhe me zërin e dridhur thotë se “ohhh nuk mund ta besoj, Moura shënon golin e jetës. Lojtarët e Ajaksit në kolaps…”.

Related posts

VENDIM I PAPRITUR/ Inzagi drejt shkarkimit, një nga arsyet… mbrojtja me tre

F.autor

Arrihet marrëveshja! Ky është transferimi i parë i Barcelonës

Sadik.Autor

SHKËMBIM I BUJSHËM/ Ja 3 yjet që Perez i ofron Manchester United për Paul Pogba

Delo.autor

Leave a Comment