Futboll Seria A Sport

Pas 600 NDESHJESH NË SERIEA/ Mbrojtësi i Torinos tërhiqet: Mendoj se ky është momenti…

Pas 20 vitesh si profesionist dhe rreth 600 ndeshjesh të zhvilluara në kampionatin italian, ka ardhur momenti që edhe mbrojtësi i Torinos, Emiliano Moretti të “varë këpucët në gozhdë”.

Futbollisti që më 11 qershor do të mbushë 38 vjeç, doli sot në një konferencë për shtyp, i shoqëruar nga presidenti i Torinos Urbano Cairo dhe trajneri Walter Mazzarri, për të njoftuar vendimin për t’u tërhequr.

“Mendoj se ky është momenti i duhur për t’u tërhequr”, tha ndër të tjera mbrojtësi Moretti, i cili gjithsesi nuk do të largohet nga Torino, pasi i është ofruar një post drejtuesi.

Emiliano Moretti luan prej 6 sezonesh te Torino, ndërsa më herët ka veshur edhe fanellat e skuadrave si Fiorentina, Juventus, Modena, Bologna, Valencia dhe Genoa.

Related posts

MUNGON ZYRTARIZIMI/ Zbulohet se kur mund të prezantohet Majkëll Ngo dhe Ëngjëll Hoti me Tiranën

Delo.autor

KOMBËTARJA NË FORMË/ Lojtarët gati për Hungarinë. Hysaj dhe Balliu priten titullarë, problem i vetëm ngelet…

Delo.autor

PLAS TEK SPANJA/ “Rivaliteti” REAL-BARÇA: Shikoni si ENRIQUE pret RAMOS (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment