Futboll Sport

Champions Cup/ Atletico Madrid mposht Arsenalin me penallti (VIDEO)

Në ndeshjen e Atletico Madrid ndaj Arsenal ishin penalltitë ato që vendosën fituesin. Një sfidë e bukur në Stadiumin Kombëtar të Singaporit. Ndeshja nisi menjë ritëm të kënaqshëm duke marrë parasysh se skuadrat janë duke kryer fazën përgatitore dhe nuk janë në formën më të mirë.

Atletico si gjithmonë solid, ndërsa Arsenal më sulmues dhe Lacazette mund të kishte shënuar të paktën dy gola gjatë pjesës së parë po të mos ishte për Oblak në portë që ka treguar edhe njëherë pse është një nga më të mirët në qarkullim. Kur dukej sikur pjesa e parë do të përfundonte pa gola, Vietto shënon një gol tipik të Atletico-s, në një moment kur askush nuk mendonte se do të bëhej diçka.

Pas pushimit Smith-Rowe barazon rezultatin për Arsenal dhe deri në fund të takimit nuk u shënua më asnjë gol. Çka do të thoshte se duhet të luheshin penalltitë. Por të rinjtë e Arsenal kanë gabuar shumë para portierit të dytë spanjoll Adan i cili shënon edhe penalltinë e fundit.

Related posts

DUAN SUPERLIGËN/ Tension dhe pretendime për 11 metërsh, Vllaznia “mbyt” edhe Dinamon (VIDEO)

Isa.Autor

SAMPDORIA SFIDON KAMPIONËT E ITALISË/ Arma sekrete e Ranieri-t janë… “gjigantët” e tij

Delo.autor

“E RËNDËSISHME ËSHTË TË RUAJMË RITMIN”/ Trajneri Egbo: Test për të matur sa të

Delo.autor

Leave a Comment