Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS BARAZIMIT ME KASTRIOTIN/ Mema “i tërbuar”: Nuk dhamë asgjë në fushë, ekipi…

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, u duk i zhgënjyer me lojtarët e tij pas barazimit me Kastriotin, dhe deklaroi:

Sa peshojnë rastet e Ngos, shtyllën dhe mundësitë e tjera…

Ekipi ka qenë në presion, i ngarkuar. Jam munduar t’i shmang presionin, t’i flas me kujdes. Sot ka qenë një ndeshje që e kemi konsideruar si finale, por nuk ishte finale, nuk dhamë asgjë në fushë, në një ndesjhe që ishte më e rëndësishme.

Pse u zëvendësua Oduamadi që në pjesën e parë dhe gjendja e Hasanit…

Edoni ka qenë disi i pastërvitur mirë, ka shfaqur shenja lodhje. Oduamadi nuk ka pasur probleme, por këto njerëz që vijnë në Shqipëri të luajnë, hajde të rikuperohemi këtu. Këta lojtarë nuk sakrifikojnë. Hasani edhe se si ishte, u mundua të bëjë maksimumin me sa mundësi kishte. Këto lojtarë duhet të kenë një lloj shembulli, sepse jo 2 lojtarë të sakrifikojnë, dhe pjesa tjetër të shohë.

Çfarë thonë lojtarët pas ndeshjes? Pse vuajnë anën psikologjike? A i kanë këta lojtarë cilësitë për të mbajtur Tiranën në Superiore?

E para, në një përzgjedhje të futbollistëve, është karakteri sportiv i pari, që bën të pamundurën, pavarësisht cilësive. Mendoj se ka lojtarë që kanë problematikën e vet, karikimin. Këtë gjë e sjell karakteri sportiv. Është një nga treguesit për përzgjedhjen e tyre, që te moshat. Nuk zgjidhet nëse nuk ka karakterin sportiv. Ia bëj edhe vetes pyetjen nëse kanë ndërgjegjie këta lojtarë, por nuk mund të flas më shumë në media. Ishalla përfundon mirë në favorin tonë, por si klub duhet të bëjmë analizën tonë, si të veprojë në të ardhmen për sa i përket përzgjedhjes së lojtarëve.

Derbi dhe një ndeshje si kjo me Kastriotin do karakter të fitohet. Po ashtu, edhe në Laç. Kjo Tiranë, a ka karekter për një fitore në Laç?

Çdo trajner mundohet të bëjë punën si duhet, edhe për të karikuar futbollistët. Kam bërë zgjedhjen time kur kam ardhur këtu, edhe pse nuk e dija gjendjen. Do luftoj deri në fund, do punojmë shumë këto dy ditë që të kalojmë këtë situatë. Është një nga momentet më të vështira që po kalojmë. E kam konsideruar si fatkeqsi nëse do dilte Tirana në kategorinë e dytë.

A ja vlejti që u luajt pa tifozë ndaj Kastriotit?

Kjo është pyetje për klubin, se nuk jam unë personi i duhur. Unë mendoj se tifozët duhet të jenë pjesë e klubit. Kemi lidhje shpirtërore me tifozët, por ka qenë edhe një problematikë që ndoshta mund të kishte tifozë në fushë e të prishnin ndeshjen, dhe kjo do i bënte dëm ekipit. E saktësoj, jo tifozët e Tiranës. Por, mund të kishte ndonjë skenar të tillë, dhe klubi merrte një barrë të madhe përspiër.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Napoli i gatshëm të blejë për 3.5 milionë euro portierin e “Toçinjëve”…

Isa.Autor

ÇMEDURIA E MERKATOS/ Barcelona dhe Arsenal bëjnë gati një shkëmbim të bujshëm

Isa.Autor

TIRANA-DINAMO/ Pas një super aksioni, Hoti ndëshkon “Blutë” dhe shpërthejnë në festë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment