Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS BARAZIMIT ME TIRANËN/ Trajneri Devolli: Treguam që ishim superior ndaj një ekipi të…

Trajneri i Kastriotit, Bledar Devolli, foli pas barazimit ndaj Tiranës në kryeqytet, teksa u shpreh:

Sa do të peshojë kjo sfidë në fund të sezonit?

E rëndësishme është që kemi bërë prap një ndeshje të madhe, ndaj një ekipi të madh. Më vjen keq më shumë për veten dhe çunat. Nuk është faji jonë që është Tirana në këtë pozicion. Kemi pasur shumë mundësi ta fitonim ndeshjen, por s’qe e thënë të fitonim. Më gëzon gjendja e ekipit, freskia dhe loja që bëjmë.

Si i përjeton skuadra ndeshjet e mbetura?

Këta djem nuk e meritojnë të zbresin një kategori më poshtë. Do vazhdojmë këtë 2 javë që kanë ngelur me të njëjtin entuziazëm.

Kush do e ketë më të vështirë?

Ne kemi shpresuar që në janar, jo tani që jemi më afër se kurrë. Treguam që ishim superior ndaj një ekipi të madh. Do shpresojmë. Shpresa vdes e fundit.

Rastet e pastra të Ngosë…

I kam parasysh dy rastet e Ngosë. Gabimi u bë te krosi. I kishim marrë masat, duhet të ishte në dublazh, Henri dhe Huseini. Do ketë dhe ndonjë mundësi Tirana. E detyruam kundërshtarin që të luante vetëm me topa të gjatë. Ne ishim superior në qarkullim dhe në zotërimin e topit. Mbase fati do të jetë me ne ndeshjen tjetër.

Related posts

PËRBALLJE DRAMATIKE/ Wolves mposht me përmbysje Kampionët e Anglisë

Delo.autor

NË KËRKIM TË NJË PORTIERI/ PSG gati 15 milion euro për “gardianin” Navas, ja sa kërkon Perez

Delo.autor

DJALI TENTOI TË SULMOJË MESSIN/ Ja çfarë ndodhi në klubin e natës në Ibiza (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment