Futboll Kupa e Shqipërisë Sport

PAS FITORES NDAJ SKËNDERBEUT/ Gjoka i lumtur: Është vlerë e shtuar për ne, tashmë duhet…

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, është shfaqur mjaft i kënaqur pas sfidës. Ai ka bërë të qartë objektivin, e klubit, duke theksuar se duan trofe. Gjithashtu tekniku ka mbështetur edhe Rexhinaldon.

2 fitore në 2 ndeshje…

“Mendoj që e kemi merituar kalimin në finale. Jemi të lumtur sot, të tjerat gradualisht.”

Skuadra po shprehet mirë me 4-4-2, me kthimin e Shametit do t’i besonit këtij formacioni?

“Nuk është kjo e rëndësishme, po prodhojmë. Shameti mezi po presim ta kemi, sa më shumë cilësorë të kemi aq më mirë jemi”

Objektivat e Kukësit tani?

“Kukësi është ekip që kërkon trofe, e dimë të gjithë. Edhe finalja nuk është pak. Tashmë duhet të vazhdojmë te kampionati dhe të fiksojmë vendin e dytë. Pastaj finalja është finale, por Kukësi do trofe.”

Rexhinaldo është ky që pamë sot apo ai problematik?

“Jam shumë i kënaqur me të. Është vlerë e shtuar për ne. Sigurisht që çdo njeri ka probleme, nuk jemi të “kulluar”. Edhe ai ka disa probleme, që mendoj se i ka më shumë me veten sesa me grupin. Po krijojmë një grup dhe Rexhinaldo po bën shumë mirë punë e tij. Po shënon po vrapon po bën gjithçka”

Related posts

ËNDRRA “KANTE” E ANTONIO KONTES/ Interi gati të sakrifikojë mesfushorin titullar

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Rifillimi i Serie A, presidenti Gravina shpjegon se si do të funksionojë

Delo.autor

IBRAHIMOVIC shokon me batutën e radhës: Jam gati nëse Lakers më duan

Isa.Autor

Leave a Comment