Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES NDAJ PARTIZANIT/ Trajneri Daja: Ne do të vazhdojmë të luftojmë fortë, të bëjmë…

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, foli pas humbjes ndaj Partizanit ku u shpreh:

“E kemi filluar mirë ndeshjen. Për disa minuta kemi pasur raste për të kaluar në avantazh. Veliu me temperaturë, Kale me mungesa në stërvitje për shkak të dëmtimit, mungesa e Sukajt  na e bënë gjithçka shumë të vështirë. Nuk duam t’i mohoj meritat kundërshtarit, që bëri lojë dhe shënoi. Mendoj që në momentin e pësimit të golit të dytë u shpërbëmë totalisht”.

Gara për vendin e tretë…

Besoj që para se të shikojmë si dalin rivalët, duhet të shohim se çfarë mundësie kemi vetë për të shkuar drejt fitores. Çdo javë që kalon bëhet akoma më e vështirë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë fortë, të bëjmë atë që kemi bërë deri më sot.

I latë më tepër hapësira seç duhet Partizanit…

Deri në një minutazh të madh të pjesës së parë, strategjia na funksionoi mirë. Natyrshëm me kaq probleme sa kemi ne, po flas për anën teknike, pak mundësi ke të ndryshosh modul. Në fund fare, lojtarët që u futën ishin pa eksperiencë. Në situatat 1 kundër 1, pak herë merrnim topat mbas shpine. Futbollistët e Partizanit në lojën 1 kundër 1 janë të fortë dhe na i vështirësuan punën.

Related posts

LAJME TË KËQIJA PËR MARK MARKEZ/ Piloti spanjoll do të mungojë në Çmimin e Madh të Argjentinës

F.autor

Neymar, Mbappe, Balotelli: Këta janë lojtarët më të paguar në Ligë 1 të Francës

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Zvicër-Gjibraltar, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 3-0

Delo.autor

Leave a Comment