Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES NDAJ TIRANËS/ Trajneri Shehi: Që të fitosh nuk është gjithçka që…

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, foli pas humbjes me Tiranën në kryeqytet, ku deklaroi:

Humbja e 14-të këtë kampionat. Keni dominuar, por humbni në fund…

Që të fitosh nuk është gjithçka që të dominosh. Dominuam sot, por nuk ishim agresivë, shpërdoruam dhe morëm një gol si ai në fund.

Çfarë po ndodh me klubin në këtë fund edicioni?

Për punën e KAS-it nuk kam çfarë flas, unë jam për fushën. Presim vendimin. Kemi besim, dhe po luftojmë për një vend në Europë.

E përmendët, gol naiv dhe raste të shpërdoruara. A i bëtë një nder Tiranës?

Ne duhet të qajmë pikët që lamë vetë. E thashë që jemi në objektiva vetë, pa menduar kundërshtarin. Shpërdoruam, dhe pësuam një gol. Duhet të qajmë pikët tona.

Si funksionon më mirë ky Skënderbe?

Në situatë të veçanta ka funksionuar mirë me 2 sulmues. Edhe në pjesën e parë nuk ishim keq, u shfaqëm disa herë para porte. Deri diku bëmë mirë, por me kalimin e minutave Oto ndjehu lodhje, dhe e ndërruam me Gripshin. Në minutat e tjera, kur kundërshtari futi Grecën, ndryshuam modul dhe dolëm 4-3-3. Futëm Toskiçin për të shpërndarë topat, por edhe ai vjen nga dëmtimi dhe nuk ishte në formën më të mirë.

Vangjeli tha se nuk do rrijë nëse vjen përgjigje negative nga KAS. Ju çfarë do bëni?

Ne shpresojmë që përgjigja të jetë pozitive. Të gjithë lojtarët që janë në fushë kanë një kontratë, që përfundon. Askush nuk e ka ke tapi Skënderbeun. Askush nuk është i përhershëm. Do vendosim ecurinë e ekipit, do shohim edhe nga një përgjigje negative, që ne nuk e presim. Janë vendime që i takojnë klubit.

Related posts

Starova: Të gjithë thonë se Partizanit i duhet një sulmues si Ronaldo, por ata kanë…

Isa.Autor

NË PRAG TË NDESHJES “EL CLASICO”/ Solari: Ne marrim pjesë në kompeticione të ndryshme, qëllimi është që…

Delo.autor

“NE JEMI TIRONA”/ Bardheblutë publikojnë spotin e derbit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment