Futboll Sport

PROBLEMET FAMILJARE, JETA E SHTHURUR DHE KSAVI/ Prapaskenat e largimit nga futbolli të Pikesë

Në një të enjte të qetë në Spanjë ka menduar Xherard Pike për të lëshuar bombën.

Mbrojtësi 35-vjeçar i Barcelonës ka lajmëruar lamtumirën e tij nga katalanasit dhe nga futbolli i luajtur.

Mbrojtësi ka vendosur t’i vërë kapakun me futbollin pas një sezoni të turbulluar në çdo drejtim, i nisur me ndarjen nga bashkëjetuesja Shakira në korrik, për të vijuar me jetën e shthurur mes diskotekave, fërkimet me trajnerin Ksavi dhe tifozërinë e Barcelonës

Një lamtumirë që ka ardhur vetëm një ditë pas një tjetër lajmi të pakëndshëm për të dhe biznesin e tij, ku 250 varre u zbuluan në truallin e blerë prej tij për të ndërtuar një hotel luksoz në Malaga.

Pa harruar dhe problemet në fushë, me kritikat e ashpra pas dështimit të Barcelonës kundër Interit, ku u shënjua me rreth të kuq së bashku me Buskets.

Shumë ngjarje që kanë rënduar mbi mbrojtësin, i cili ka vendosur t’i japë fund, duke mbyllur një karrierë sa të suksesshme në fushë aq dhe të trazuar jashtë saj.

2 MINUTA MESAZH – Ka qenë vetë mbrojtësi, i cili ka menduar ta komunikojë në person lajmin për tërheqjen nga futbolli. Në një video prej dy minutash, ai ka lënë një mesazh emocionues për të gjithë, duke kujtuar se të shtunën kundër Almeria do të jetë ndeshja e tij e fundit në “Camp Nou”.

E më shumë akoma ndeshja e fundit në karrierë, sepse siç ka deklaruar ai nuk do të ketë skuadër tjetër pas Barcelonës!

“Ju, tifozë të Barcelonës, më keni dhënë gjithçka dhe tani që ëndrrat e atij fëmije janë realizuar, dua t’ju them se është koha për ta mbyllur këtë cikël.

Unë gjithmonë e kam thënë se pas Barçës nuk do të ketë asnjë ekip tjetër dhe kështu do të jetë. Kjo e shtunë do të jetë ndeshja ime e fundit në Camp Nou”.

Kohët e fundit kam menduar shumë për atë fëmijë, se çfarë do të mendonte Xherard nëse aq i vogël do t’i kishin thënë se sot do të ishte i përmbushur.

Se do të arrinte në ekipin e parë të Barçës, se do të fitonte të gjithë titujt e mundshëm, se do të ishte kampion i Europës dhe i botës.

Se do të luante përkrah më të mirëve të historisë, se do të ishte një nga kapitenët, se do të bënte miq përgjithmonë. Futbolli më ka dhënë gjithçka, Barça më ka dhënë gjithçka”, ka qenë mesazhi i Pikesë.

Por Pike nuk ka harruar të nënvizojë se një ditë të bukur do të kthehet sërish, ndoshta si drejtues. Për momentin është koha e lamtumirës së një legjende.

Related posts

“ËSHTË MË SHUMË SE NJË ËNDËRR”/ Presidenti Zhang vendos veton: Dua Messin tek Interi!

Delo.autor

E PAPRITUR/ Menaxherët e “Demit” Lautaro zbarkojnë në selinë e Inter, vjen lajmi i madh para derbit në Coppa Italia

Delo.autor

Zidane flet pas fitore së jashtëzakonshme të Real Madridit

Q.Autor

Leave a Comment