Champions League Futboll Sport

PARALAJMËROI PËRMBYSJEN E LIVERPOOL/ Arsene Wenger: “Anfield” është i vetmi vend ku askush nuk…

Askush nuk guxoi të thotë se Liverpool ka shanse për kualifikim pas humbjes 3-0 në “Camp Nou” një javë më parë. Askush nuk tha se Barcelona mund të thyhet keqas në një ndeshje ku Klopp nuk ka as Firmino e as Salah.

I vetmi që pati besimin dhe idenë se çfarë mund të ndodhë ishte Arsene Wenger, ish trajneri i Arsenal.

Liverpool është i fortë, aty ku Barcelona është e dobët. Nëse nuk i shënon Barcelonës, atëherë je fajtor. Por, Barcelona mund të të shënojë. Këtë pamë në sonte (ndeshja e parë), tha Wenger.

Liverpool ka një tjetër aset për të dalë në dukje. Nuk duhet të harrojmë që Liverpool ka 30 vjet që nuk e ka fituar kampionatin, por në Europë ata paraqiten mirë. Pse? Anfield”, vijoi më tej francezi.

“Një ndeshje në shtëpi. Anfield është stadiumi më i nxehtë në Europë. Në ndeshjen e kthimit, Anfield është i vetmi vend ku askush nuk do të shkojë, për shkak të atmosferës dhe sepse atje gjithçka është speciale. Kështu që unë pres me kërshëri se çfarë do të ndodhë sonte, tha Wenger para fillimit të ndeshjes në “Anfield”.

Pavarësisht se është përfolur për të marrë drejtimin e shumë skuadrave dhe ofertat në drejtim të tij nuk kanë munguar, Wenger ende nuk ka gjetur një klub për të vijuar karrierën pas 22 viteve tek Arsenali.

Related posts

Reali merr vendimin e madh për Bale dhe Benzema

Q.Autor

Shehi: Roli i trajnerit më pëlqen, do dëshmoja me dëshirë në UEFA për çështjen e trukimeve

Sadik.Autor

E TRISHTË/ Problemet në zemër, lojtari tërhiqet nga futbolli në moshën 27-vjeçare

Delo.autor

Leave a Comment