Futboll Sport

PO SHKËLQEN NË BUNDESLIGA/ Klubi i madh evropian interesohet për Milot Rashicën

Milot Rashica është një ndër lojtarët më të mirë të Werder Bremenit dhe po bën një sezon të shkëlqyer në Bundesligë.

Në këtë sezon ai është duke rënë në sytë e shumë skuadrave, të cilat kanë nisur të interesohen për shqiptarin.

Sipas televizionit “Sport 1”, në Gjermani, Dortmundi është gati të bëjë një çmenduri për yllin e Përfaqësueses së Kosovës.

Verdhezinjtë janë gati të paguajnë 35 milionë euro për të. Nëse do të ndodhte, do të ishte një lëvizje shumë e bujshme për lojtarin shqiptar.

Dortmundi e sheh Rashicën si zëvendësuesin e Sanços, i cili mund të kalojë te Reali i Madridit.

Related posts

CHAMPIONS/ Dembele-Griezmann ulin në gjunjë mbrojtësat e Juventus, portieri si mace (VIDEO)

Delo.autor

PO SHKËLQEN ME ITALINË NË “EURO 2020″/ Mesfushori Jorginho shihet si favorit për të fituar “Topin e Artë”

Delo.autor

Montella bëhet me skuadër të re, trajner i Sevillas

Q.Autor

Leave a Comment