Futboll Shqipëri Sport

DEL KUNDËR KRIJIMIT TË EUROPEAN SUPER LEAGUE/ Presidenti Duka: Game Over, jam i bindur se…

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” për shkrirjen e Super Ligës ende pa filluar duke e cilësuar si “Super Game Over” dhe duke përshëndetur rikthimin e sensit të arsyes të klubeve angleze për të cilën morën vendimin për tu tërhequr nga ky kompeticion.

POSTIMI I PRESIDENTIT TË FSHF-së, ARMAND DUKA –

“Super” Game over!!!

Iniciativa e nxituar e disa klubeve europiane për krijimin e të ashtequajturës Super Lige dështoi.

Përshendes fort rikthimin në sensin e arsyes të klubeve angleze të cilat morën vendimin për tu tërhequr nga kjo aventurë dhe për tu ribashkuar me familjen tonë, UEFA-n, një reflektim i menjëhershem për të mos vijuar me rrugëtimin pa krye.

Falenderime për të gjithë komunitetin e futbollit, i cili u bashkua në unitet e solidaritet unik për të mbrojtur vlerat e vërteta të trashëgimise sonë më të çmuar, futbollit, lojës më të bukur në botë.

Falenderime të vecanta e mirënjohje për Presidentin Ceferin, UEFA-n, FIFA-n, konfederatat simotra, Federatat Kombëtare, qeveritë e vendeve përkatese, Ligat Profesioniste, lojtarët, median dhe veçanërisht tifozët pasionantë anembanë botës për një mbështetje të pakrahasueshme dhe për shpirtin e solidaritetit të treguar.

Jam i bindur se, si në çdo moment të vështirë që kemi hasur, edhe nga kjo sfidë futbolli doli edhe më i fortë

Së bashku jemi më të fortë!

Related posts

Lazio merr një lajm fantastik përpara sfidës me Interin, zikaltërit duhet të “frikësohen”

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ ROMËS NË EUROPA LEAGUE/ Rast infektimi me koronavirus tek Shakhtar Donetsk, izolohet mbrojtësi…

Delo.autor

LIVE/ Zvicra kërkon maksimumin ndaj Kosta Rikës

Sadik.Autor

Leave a Comment