Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

DIFERENCA TË FRIKSHME/ Reja një “babaxhan”, Panucci injoronte stafin. Ja ndryshimet e dy trajnerëve

Përvojë apo energji të reja? Karrierë të lavdishme në fushë apo mijëra pankina? Strikt apo “babaxhan”? Shumëkush që lexon këto antiteza, mund të mendojë se bëhet fjalë për dy njerëz krejt të ndryshëm.

Në fakt, po. Kristian Panuçi dhe Edi Reja duken shumë të ndryshëm mes tyre. Në javën e parë të punës në grumbullim të trajnerit të ri, është bërë një vëzhgim pranë Kombëtares, me të dhëna nga futbollistë apo anëtarë të stafit kuqezi, që kanë treguar edhe diferencat mes trajnerit aktual dhe paraardhësit të tij.

EKSPERIENCA

Kristian Panuçi ka qenë një futbollist i madh, me CV shumë të pasur, por në drejtimin e skuadrave gjen pak suksese prej tij. Në këtë mënyrë, diferenca e parë mes tij dhe trajnerit Reja nis jo vetëm nga brezat e ndryshëm që i përkasin, por edhe nga eksperienca që kanë në stol si drejtues.

DIFERENCAT

Teksa Kristian Panuçi kërkonte regjim strikt, me Rejan ekziston tjetër atmosferë. Trajneri aktual shihet qartë se ka sjellë një tjetër qasje në drejtimin e kuqezinjve. Në kaq ditë stërvitje sa janë zhvilluar, shihet që lojtarët janë më të çlirët. Batuta, jo vetëm mes tyre, por edhe me gazetarë të pranishëm, që tregojnë raporte njerëzore dhe miqësore, të cilat më parë ishin thuajse të ndaluara brenda fushës. Nëse lojtarët i drejtoheshin terrenit ku do të kryenin stërvitjen, regjimi ishte më se strikt. Me Rejan nuk po ndodh kështu. Vetë trajneri shfaqet miqësor me mediat, teksa i takon edhe para stërvitjes, buzëqesh me lojtarë, krijon batuta dhe situata humori. Ngre zërin dhe kërkon perfeksion, por deri tani gjithçka me masë.

DREJTIMI

Në Kombëtare, trajneri është një përzgjedhës dhe menaxher, teksa nuk ka kohën e nevojshme në dispozicion për të stërvitur si do. Reja është gjithashtu “menaxher” edhe në stërvitje. Ai vëzhgon, pasi ka ndarë mirë detyrat për secilin anëtar të stafit paraprakisht, ndjek nga kënde thuajse të gjerë gjithçka çfarë ndodh, si po zbatohen detyrat, çfarë po ndodh me lojtarët. Ndërhyn shumë, shumë, rrallë dhe gjithmonë për gjëra që vlejnë. Panuçi injoronte stafin e tij dhe bënte gjithçka vetë, deri në stërmundim, teksa merrej me gjithçka brenda fushës dhe jashtë saj.

kristian panuci

KOMUNIKIMI

Panuçi e shprehte si në mimikë dhe gjeste, edhe me deklaratat e tij autoritarizmin. Me Rejan ende nuk ka dalë në pah diçka e tillë. Mbase edhe nga fakti se në përbërje ka ende lojtarë të rinj dhe jo grupin e Kombëtares për ndeshjet zyrtare. Italiani flet italisht edhe me disa prej lojtarëve që kanë njohje edhe nga gjuha kroate. Mbi të gjitha, Reja ka bërë përshtypje me qetësinë dhe pozitivitetin që ka shfaqur. Autoritarizmi? Mbetet për t’u parë teksa drejton në fushë…

Related posts

Ariedo Braida: Unë i mbusha mendjen Ancelotti-t t’i bashkohej Napolit

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Inter përgatit goditjen dyshe në Premier League, synohet një sulmues dhe një mbrojtës

Delo.autor

PAMJE TË RËNDA/ Dëmtimi i FRIKSHËM ndaj INTERIT bëhet i famshëm në rrjet

Isa.Autor

Leave a Comment