Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ “Djajtë e Kuq” i thonë lamtumirë Championsit, Chelsea merr vendin e tretë me tre gola

I mbyturi të mbyt.

Kjo fjalë e urtë popullorë është konfirmuar sot në ndeshjen e luajtur në “Kirklees Stadium”, ku Huddersfield-i i vendit të fundit, dhe i rënë nga Premier League, ka barazuar 1-1 me Manchester United, duke i nxjerrë “Djajtë e Kuq” jashtë garës për një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Kanë qenë miqtë që kanë zhbllokuar takimin në minutën e tetë me të riun McTominay, por në minutën e 60-të ka ardhur goli i vendasve me Mbenza pas gafës së Luke Shaw. Vazhdon kështu mallkimi i United, që nuk fiton ndeshjen e fundit në transfertë të një kampionati që nga sezoni 2011-12.

Skuadra e Solskjaer mbetet në vendin e 6-të katër pikë larg zonës Champions, kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur në Premier League.

Qan United, qesh Chelsea.

“Blutë” kanë përfituar nga humbja e djeshme e Tottenham dhe janë ngjitur në vendin e tretë të renditjes pas fitores 3-0 të marrë në shtëpi kundër Watford-it të vendit të dhjetë.

Skuadra e Sarri-t, që vinte nga një humbje dhe dy barazime në  tri ndeshjet e fundit të kampionatit, ka siguruar fitoren falë 3 golave të shënuar në pjesën e dytë. Loftus-Cheek ka hapur ndeshjen në minutën e 48-të, David Luiz e ka dyfishuar avantazhin në të 51-ën dhe Higuain ka fiksuar shifrat në 3-0 në të 75-ën.

Ndërkohë, me asistin e dhënë në rastin e golit të dytë, Eden Hazard ka shkuar në kuotën e 15 asisteve në këtë sezon, më shumë se çdo lojtar tjetër në pesë kampionatet kryesore të Europës.

Related posts

E BUJSHME/ Kepa+30 milionë euro, Chelsea ofertë të “çmendur” për portierin e njohur!

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Pas një asist nga Lidenlof, Rashford ndëshkon Granada-n (VIDEO)

Delo.autor

HUMBI ME RIVALIN DIREKT/ Cungu e ka me gjykimin: I lumtë Flamurtarit që merr arbitrat që do

Isa.Autor

Leave a Comment