Futboll Seria A Sport

PRITET SHKËMBIMI/ Interi kërkon këtë futbollist nga Chelsea

Mbrojtësi Emerson Palmeiri u largua nga Roma verën e 2017-ës, për t’iu bashkuar Chelseat, por aventura londineze e brazilianit, nuk ka shkuar aspak mirë, sepse me largimin e Contes, është aktivizuar me pikatore nga Maurizio Sarri.

Pikërisht për këtë arsye, mbrojtësi po mendon largimin, ndërsa në gjurmët e tij ndodhet Interi, që ka kërkuar edhe informacione pranë klubit londinez në lidhje me vlerën e kartonit të tij.

Emerson ka spikatur te Roma, kur trajner ishte Spalletti, ndërsa në Londër shkoi me kërkesën e Contes, ndaj kushdo që të jetë trajneri i ardhshëm i Interit, braziliani do të ishte një zgjidhje e preferuar e tyre.

Related posts

UDHËTON NË ARGJENTINË/ De Rossi gati për skuadrën e re…

Delo.autor

“LEGJEONARËT”/ Mesfushori “kuqezi” dhuron spektakël me një EUROGOL, Selahi i “prish” debutimin Grezdës (VIDEO)

Delo.autor

Manchester City nuk ndal, Declan Rice shënon golin e dytë ndaj West Hamit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment