Futboll La Liga Sport

REALIZOI DOPIETË NË TRIUMFIN HISTORIK NË CHAMPIONS/ Liverpooli gati të shpërblejë Origin, ja dhurata e madhe

Divock Origi po fiton javë pas jave një rinovim kontrate me Liverpoolin, që disa javë më parë nuk e imagjinonte dot askush.

24-vjeçari belg nuk ka zhvilluar një sezon të mirë, por me ndikimin që pati në golin e tretë, atë të fitores në transfertën ndaj Newcastle, dhe mbi të gjitha me dy golat që realizoi në triumfin historik me shifrat 4-0 ndaj Barcelonës në gjysmëfinalen e kthimit në Champions, Origi është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm.

Në mungesë të Salah dhe Firminos mori për dore skuadrën duke e udhëhequr drejt finales së Championsit.

Nëse para një muaji shihej si i larguar nga “The Reds”, tashmë drejtuesit e Liverpoolit kanë nisur bisedimet me sulmuesin 24-vjeçar për të rinovuar kontratën që i skadon në verën e vitit 2020.

Related posts

DËSHTIMI I TRANSFERIMIT TË UZUNIT TE TRABZONSPOR/ Flet drejtori sportiv i Austin

F.autor

UEFA sponsorizon turneun e Rita Orës

Sadik.Autor

PUBLIKOHEN PAMJET/ Të rinjtë shkodran turne në Serbi, ndjekin në stadium ndeshjen e Partizanit të Beogradit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment