Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ Ja cili është destinacioni i ardhshëm i Carlo Ancelottit

Është raportuar se Juventusi ka kontaktuar Carlo Ancelottin, por nuk ka asgjë përfundimtare në këtë drejtim. Ish-trajneri i Milanit vite më parë për dy vjet drejtoi Bianconerët, por u shkarkua në verën e vitit 2001, pasi nuk arriti të fitojë ndonjë trofe në garat evropiane. Carletto aktualisht është një trajner i lirë pasi u shkarkua nga Bayern Munich dhe thuhet se do të merr drejtimin e torinezëve nëse largohet pas këtij sezoni Massimiliano Allegri.

“Ancelotti është kërkuar nga shumë klube, por nuk ka pas ndonjë ofertë përfundimtare”, tha Alessandro Alciato, i cili është bashkautor i autobiografisë së trajnerit italian. “Është një hipotezë sugjestive në lidhje me Juventusin. Do të ishte një rikthim, është një ide. Ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme me [Presidentin Andrea] Agnelli, dhe një marrëdhënie të mirë me drejtorët aktual. Marrëdhënia me tifozët është shumë e keqe”, tha Alciato.

Çdo lëvizje do të varet nga e ardhmja e Allegrit, ndërsa Ancelotti gjithashtu ka qenë i lidhur me Arsenalin dhe Chelsean. Italiani thuhet se ka refuzuar drejtimin e kombëtares italiane pasi që kërkon të drejtoj ndonjë klub evropian.

Related posts

MURINJO ME ZEMËR TË MADHE/ Shihni momentin sesi portugezi bën homazhe te muralesi i Maradonës

F.autor

POLEMIKAT PËR RIKTHIMIN E TIFOZËVE NË STADIUM/ Kryetari i Bashkisë së Leipzig: Gjithçka që thuhet është thjesht një…

Delo.autor

HYSAJ “PENG” I DE LAURENTIIS DHE I GATTUSOS/ Agjenti: E duan me patjetër!

Delo.autor

Leave a Comment