Futboll Shqipëri Sport

REFORMA NË SPORT/ Presidenti Duka takon ministren Denaj, ja draf-projekti

Presidenti Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i shoqëruar nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv Bardhyl Minxhozi, zhvilloi një takim me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj. Në qendër të bisedës së zhvilluar ndërmjet tyre ishte draft-projekti për përmirësimin paketës financiare që do të ndihmojë reformimin e sportit.

Presidenti Duka diskutoi me ministren Denaj për ndryshimet ligjore në paketën financiare të propozuara nga FSHF në këtë projekt reformim. Prej disa kohësh grupet e punës kanë pasur vështirësi në gjetjen e një gjuhe të përbashkët, ç’ka ka krijuar një lloj ndalese në vijëmësinë e procesit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, ka shprehur gatishmërinë për përshpejtimin e kësaj reforme dhe ka ngarkuar Drejtorin e Kabinetit, Ervin Mete, për të ndjekur në vazhdimësi këtë proces. Ndër pikat e diskutuara ishin Ligji për Sponsorizimet, Ligji për Tatimin mbi të Ardhurat dhe Ligji për TVSH-në.

Të gjitha këto ndryshime do të diskutohen në grupet e punës që janë ngritur më parë pranë Këshillit të Ministrave dhe më pas kjo paketë ligjore do të dërgohet në Komisionin e Ligjeve dhe Komisionin e Ekonomisë për të marrë miratimin përpara dërgimit në Parlament për votim.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Liverpooli interesohet për “bomberin” italian, por ka konkurrencën e Napolit

Delo.autor

TELENOVELA “WANDA-ICARDI-CHINA SUAREZ”/ Erjona Sulejmani: T’i dërgosh poza nudo një të martuari quhet… (FOTO)

Delo.autor

ARSENAL-CARDIFF/ “Topçinjtë” dyfishojnë shifrat, shënon Lacazette

Delo.autor

Leave a Comment