Futboll Kombëtarja Sport

RIKTHEHET NË KOMBËTARE PËR 2 SFIDAT E QERSHORIT/ Lenjani THUMBON: Panucci nuk bëhet dot më shqiptar…

Ermir Lenjani, anësori i Sion, u rikthye në kombëtare pas largimit të Kristian Panuçit. Edhe pse nuk ka dëshirë të flasë për të shkuarën, futbollisti kuqezi thumbon ish-trajnerin me deklaratën e tij, teksa thekson se Panuçi nuk mund të jetë kurrë më shqiptar se ai.

“Nuk dua të flas shumë për atë letër. Të gjithë e kanë parë çfarë kam menduar dhe çfarë kam thënë. Nuk dua të flas për Panuçin. Ishte vendim shumë i vështirë dhe më ka ardhur shumë inat që nuk isha në Kombëtare. Të them të drejtën Panuçi nuk mund të jetë më shumë shqiptar se unë. E kam pasur fanellën veshur deri tani, ndaj ka ndodhur diçka e tillë.

Nuk e kam kuptuar as unë. Kam bërë një sezon mjaft të mirë dhe me ndeshje të mira edhe nuk isha në grumbullim. Nuk dija si ta shpjegoja. Vendosa të qëndroja i qetë dhe ajo që ndodhi me Panuçin është lënë pas.”

“Ka qenë në Zyrih dhe kemi takuar edhe me tjerë lojtarë. Kemi pasur një bisedë mjaft të mirë. Më ka treguar çfarë mendimi ka dhe kemi folur”, tha Lenjani.

Related posts

PRAPASKENA/ Rrëfehet Rooney: Ndihesha i turpëruar, ajo kupë…

Isa.Autor

Observatori “CIES” i Futbollit publikon skuadrat më me vlerë në botë

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Në pritje të ish-mesfushorit të Juventus, Apolonia e nis me një emër të njohur në pankinë

Delo.autor

Leave a Comment