Futboll Sport

I ÇUDIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ De Bruyne: Me respektin më të madh po ne jemi “vetëm” Belgjika

Humbja për herë të dytë në pak muaj përballë Italisë ka tronditur belgët, të cilët mendonin se tashmë ishte koha e tyre për të shkëlqyer në arenën ndërkombëtare dhe të për siguruar trofe të rëndësishëm. Por pakkush priste një deklaratë të tillë si ajo e Kevin De Bryjn pas disfatës së sotme në finalen e vogël të Ligës së Kombeve ku Italia mundi 2-1 Belgjikën.

De Bryjn mendonte se përfaqësuesja belge, nuk mund të krahasohej me ekipet më të mëdha dhe me traditë nëse nuk kishte në dispozicion të gjithë lojtarët, siç ndodhi sot.

“Me gjithë respektin, por ne jemi “vetëm” Belgjika. Jemi një brez i ri dhe sot mungonin lojtarët kryesorë si Hazard e Lukaku. Duhet të jemi realistë me skuadrën që kemi, Italia dhe Franca kanë 22 lojtarë të nivelit më të lartë që ne thjesht nuk i kemi”, ishte deklarata e De Bryjn që po bën xhiron e mediave në Belgjikë pasi askush nuk e priste një sinqeritet të tillë nga mesfushori.

Related posts

PAS SUPER LEAGUE/ Tani UEFA mendon ndryshimet radikale dhe riformatim të FFP

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Allegri i telefonon mesfushorit zviceran, akordi mund të arrihet në janar

Delo.autor

Ndryshon jeta e ish-lojtarit të Barcelonës, bëhet president i klubit të njohur

Isa.Autor

Leave a Comment