Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

RISI NË GRUMBULLIM/ Reja kryen stërvitjen e parë me Kombëtaren nën… (FOTO)

Pas listës paraprake të Kombëtares, të publikuar për publike ditën e sotme nga trajneri Edi Reja, tashmë po kryhet edhe seanca e parë stërvitore në këtë grumbullim paraprak.

bandicam 2019-05-21 17-18-13-923

Në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ku edhe po qëndron e grumbulluar Shqipëria, tekniku Reja kishte një grup të reduktuar futbollistësh, pasi ende një pjesë e tyre janë në kampionate me skuadrat respektive.

Në 15 minutat e para, që ishin edhe të lira për mediat, lojtarët po bënin disa ushtrime me topin, dhe pikërisht për këtë gjë, ishin ndihmësit e Rejës që kërkonin më shumë shpejtësi në lëvizjen dhe pasimet e topit.

bandicam 2019-05-21 17-13-54-281

Në disa prej ushtrimeve, ekipi ishte i ndarë në tre grupe të vogla, ku njëri prej tyre mbikëqyrej nga Hamdi Salihi, tashmë ndihmës-trajner në përfaqësuese, një tjetër nga Ervin Bulku, edhe ky po në të njëjtin pozicion, ndërsa grupi i tretë vëzhgohej nga Serxhio Porrini, ish-mbrojtësi i Juves, tashmë në stafin e Rejës.

Vetë trajneri italian, qëndronte më i distancuar, për t’i ndjekur të gjitha grupet në momentet e pasimit dhe lëvizjes që kryenin lojtarët. 73-vjeçari, në një moment të iu drejtua lojtarëve: “Merrni kohë, dhe bëjini ushtrimet sa më mirë”.

bandicam 2019-05-21 17-15-32-236

Risi në këtë grumbullim, ishte edhe filmimi i stërvitjes me dron, për ta ndjekur edhe me pamje nga sipër, të gjithë seancën, në mënyrë që vetë Reja të bëjë një analizë sa më të mirë për lojtarët pjesëmarrës në këtë seancë.

Related posts

MUNGON AGOLLI/ Ja kush do të jetë kapiteni i Kombëtares

Isa.Autor

QUAJENI MB7/ Kylian Mbappe trashëgon numrin e idhullit të tij

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Surprizon Hamilton: Dua të garoj në Moto GP

Isa.Autor

Leave a Comment