Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA E POGBA NË UDHËKRYQ/ Ja strategjia e Solskjaer për ta mbajtur në “Old Trafford”

Ole Gunnar Solskjaer dëshiron që Paul Pogba të qëndrojë te Manchester United, madje, për ta bindur francezin, është gati t’i ofrojë shiritin e kapitenit. Pogba është lidhur vazhdimisht me një lëvizje larg “Old Trafford”, që këtë verë, me Real Madridin si destinacioni më i mundshëm.

“Djajtë e Kuq” duhet të zgjedhin një kapiten të ri, pasi Antonio Valencia do të largohet gjatë verës, pasi nuk do t’i rinovohet kontrata. Zëvendëskapiten është Ashley Young, por edhe për pozicionin që mbulon 33-vjeçari drejtuesit e United po kërkojnë një emër të ri.

Marrja e shiritit të kapitenit do të shënonte një tjetër kthesë të jashtëzakonshme të situatës së tij në nëntë muajt të fundit. Në shtator Pogba deklaroi se nuk do të luante kurrë nën urdhrat e Jose Mourinhos, më pas portugezi i hoqi edhe spaletat e zëvendëskapitenit, ndërsa me Solskjaer situata u normalizua.

Gjithsesi, në fund të sezonit, Pogba ishte ndër më të kritikuarit, pasi nuk mundi të realizonte objektivin, pjesëmarrjen në Champions, duke pësuar një rënie të theksuar të rendimentit, bashkë me pjesën tjetër të skuadrës.

Pogba, sipas lajmeve të javëve të fundit, dëshiron që t’i bashkohet bashkëkombësit të tij, Zinedine Zidane, te Reali i Madridit, por Manchester United është gati t’i japë shiritin që të marrë përgjegjësitë në “Old Trafford”.

Reali nuk ka ndërmend të ofrojë 160 milionë paundë për kartonin e tij, kështu që në pamundësi për të arritur një marrëveshje mes klubeve, zgjidhja pritet të jetë vijimi i karrierës në Manchester.

Related posts

“KOMBËTARJA KA KRIJUAR IDENTITET TË VETIN”/ Kapiteni Berisha: Sot treguam vlera…

Delo.autor

U LARGUA NGA MILAN NË FUND TË SEZONIT/ Mesfushori Bertolacci drejt transferimit tek gjiganti i Serie A…

Delo.autor

PARAQITJA DINJITOZE E HYSAJT/ Ja nota dhe statistikat e mbrojtësit të Kombëtares (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment