Futboll Seria A Sport

“GATI PËR ARRITJE TË MËDHA”/ Tonali: Kur isha te Bresha i ndiqja ndeshjet e Milanit në stadium… fshehurazi

Sandro Tonali ka dhënë ditën e djeshme një intervistë ekskluzive për televizionin tematik të Milanit. 20-vjeçari ka analizuar fillimin e aventurës së tij si kuqezi, por edhe pritshmëritë individuale dhe ekipore në sezonin e parë në nivele kaq të lartë të karrierës.

Sa vlerë i jepni futbollit?

Nëntëdhjetë për qind e futbollit ka të bëjë me fushën. Nëse i bën mirë gjërat brenda atij katërkëndëshi, pjesa tjetër do të jetë thjesht diçka shtesë. Edhe në shtëpi duhet menduar, pa e tepruar, për ndeshjet, teksa mediat dhe rrjetet sociale janë vetëm për kontur.

Ndaj Krotones hera e parë si titullar i Milanit. Cilat ishin ndjesitë?

Krenari vërtet shumë e madhe. Era na pengoi disi paraqitjen, por rëndësi në fund ka suksesi. Kam qenë gjithmonë milanist, madje edhe te Bresha nuk kam humbur kurrë ndeshjet e Milanit. Ndonjëherë kam shkuar fshehurazi në stadium madje, kështu që mund të them se jam tepër i lumtur që jam pjesë e këtij klubi.

Preferoni të luani krah Kesit apo Benaserit?

Të dy kanë karakteristika të rëndësishme dhe është kënaqësi të luash me ta. Ismaeli ka shumë cilësi, ndërsa Frenku nuk lodhet kurrë. Mendoj që mund të luante dy ndeshje radhazi dhe energjia e tij na ndihmon të gjithëve.

Do të ishit dakord që kampionati të ndalej përsëri prej Koronavirusit?

E kaluara e afërt na tregon se edhe ditët më normale pa futboll janë të trishta. Të gjithë nisëm të shikonim ndeshje të vjetra. Personalisht mendoj se me masat e duhura mund të luajmë.

Si është gjendja me të dëmtuarit te Milani?

Shumë nga shokët do të na bashkohen së shpejti dhe kjo është shumë e rëndësishme pasi kalendari është i ngjeshur. Kemi nevojë që të gjithë të jemi në maksimumin e formës dhe që të qëndrojmë të bashkuar.

Si po shkojnë përgatitjet për ndeshjen me Rio Aven?

Kemi punuar me përqendrim për të luajtur e fituar ndeshjen me paraqitje bindëse. Kalimi në fazën e grupeve është synimi ynë madhor dhe e dimë rëndësinë e takimit.

Related posts

E Fundit/ Edhe Francesco Totti me bust…

Sadik.Autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Milan mposht Cagliri-n dhe nis rrugëtimin në krye, Ibrahimovic “HERO” me dopietë

Delo.autor

U AKTIVIZUA 9 VITE NË SERIE A/ Mesfushori i jep fund futbollit të luajtur në moshën 30-vjeçare

Delo.autor

Leave a Comment