Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA ME PARTIZANIN/ Për Durrsakët vlen sa një sezon, trajneri Shkëmbi kërkon maksimumin

Pas pushimit njëditor që përfituan pas fitores ndaj Skënderbeut në Korçë, Teuta ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës me Partizanin që do ta zhvillojë në “Niko Dovana” të shtunën në orën 16:30. Kjo është një sfidë që për durrsakët vlen sa një sezon. Aq më tepër që luajnë me Partizanin e vendit të parë që ka siguruar dhe matematikisht titullin kampion.

“Në radhë të parë urime të gjithëve për fitoren ndaj Skënderbeut, por tani ajo ndeshje duhet lënë pas dhe nga dje, duhet të mendojmë për një tjetër duel mjaft të vështirë, atë ndaj Partizanit ku pavarësisht se e ka siguruar kampionatin, do të vijë në Durrës për të zhvilluar ndeshjen e saj. Ndaj, kërkoj nga të gjithë mobilizim maksimal në të gjitha seancat stërvitore. Për ne është një përballje e rëndësishme, pasi objektivin Europë s’e kemi arritur ende, ndaj duhet të japim shpirtin në fushë që ta kalojmë dhe këtë sfidë të vështirë së bashku”, ka thënë trajneri Shkëmbi para të tijve. Fitorja me Skënderbeun u ka hapur “oreksin” durrsakëve, të cilët tashmë kanë hedhur sytë për të ruajtur vendin e 3-të, gjë që varet shumë nga dueli i kësaj fundjave.

Seanca e djeshme nuk ka pasur ngarkesë maksimale, kjo për vetë lodhjen që ka pasur ekipi së fundmi. Edhe disa lojtarë kanë pasur probleme në ndeshjet e fundit. Në seancën e djeshme me skuadrën janë bashkuar edhe dy mesfushorët Avdyli dhe Traore, të cilët kanë zhvilluar programin e plotë stërvitor. Traore pritet që të ingranohet plotësisht me grupin dhe të jetë në dispozicion të trajnerit Shkëmbi për sfidën me të kuqtë. Mesfushori po përmirësohet ditaditës dhe gradualisht po afrohet me riaftësimin e tij, por është herët për të folur për një afrim të tij me 18-shen. Gjithsesi, aktivizimi është në varësi të përshtatjes së lojtarit me idetë e trajnerit Shkëmbi, por primare mbetet gjendja fizike.

Related posts

Shkëndija do edhe Kupën, në rast suksesi feston edhe Shkupi

Sadik.Autor

MIQËSORE/ Debutim me humbje për Gliha, Kosova mposhtet nga Jordania

Delo.autor

“KUSH DO TË LUAJË DERI NË MOSHËN 50 VJEÇ? Ibrahimovic dorëzohet: Për atë është më e lehtë

Delo.autor

Leave a Comment