Futboll La Liga Sport

E PAFALSHME/ Klubi Barcelonës bën gafën e madhe, zbulohet transferimi i… (FOTO)

Barcelona ka hyrë në një fazë të re ku blerje të mëdha pritet të zbarkojnjë gjatë merkatos së verës në “Camp Nou”.

Mediat spanjolle kanë arritur të kapin pamje nga ueb-faqja zyrtare e Barcelonës ku Alexandre Lacazettes është bërë pjesë e skuadrës katalanase.

Mungon vetëm fotoja e zyrtarizimit të 27-vjeçarit që kohët e fundit është përfolur për një largim nga Arsenali.

Siç duket Barcelona po bëhet gati për të prezantuar sulmuesin francez, ndërsa IT që mirëmbajnë faqen mesa duket kanë gabuar duke zbuluar para kohe transfertën e bujshme.

Por përveçse Lacazette, Barcelona ka prezantuar gabimisht para kohe edhe numrin 9-të që ai do të mbajë në fanellë, numër ky që aktualisht i takon Luis Suarezit.

Ende nuk dihet për fatin e uruguaianit por me shumë mundësi me mbërritjen e Lacazettes, Suarez së bashku me Coutinhon dhe disa lojtarë të tjerë do të dalë në shitje.

Kujtojmë që deri tani Barcelona ka zyrtarizuar transfertën e De Jongut, por Griezmann dhe De Ligt priten që të jenë përforcimet e radhës.

Related posts

50 mijë euro në ditë, ja dieta e “çmendur” e Kristiano Ronaldos

Sadik.Autor

LUFTA PËR TITULLIN KAMPION/ Ja pse Tirana mund të jetë surpriza e Superiores

Delo.autor

Rusi 2018/ Manchester City ekipi më i përfaqësuar, “kërcënohet” nga Real Madrid

Sadik.Autor

Leave a Comment