Futboll Ligue 1 Sport

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN FRANCEZ/ Ylli shqiptar vjen nga stoli dhe shënon për Reims, ja goli (VIDEO)

Ylli kosovar i Stade de Reims, Arbër Zeneli, e dëshmoi veten në ndeshjen kundër Caen, duke shënuar gol pasi u fut në fushën e lojës.

Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës ishte lënë në stol për fillimin e kësaj ndeshjeje, mirëpo ai arriti të tregojë se pse e meriton një vend në formacionin e parë me paraqitjen e tij në 44 minuta lojë që i bëri.

Zeneli u fut në lojë në minutën e 56-të të ndeshjes, kur zëvendësoi Pablo Chavarrian.

Ai e ndryshoi lojën e Stade de Reims, që deri në atë moment po humbte me rezultatin 3-1.

Në minutën e 82-të të ndeshjes, Zeneli shënoi nga pika e penalltisë dhe e ktheu në lojë skuadrën e tij, mirëpo edhe tetë minutat e kohës së rregullt nuk i mjaftuan Stade de Reims për të barazuar (ndeshja u mbyll 3-2 për Caen).

Në 14 ndeshjet me klubin francez këtë sezon, Zeneli ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë 6 asiste.

Related posts

E BUJSHME/ BAYERN kërkon ndryshime në skuadër, synohet sulmuesi i Tottenham

Isa.Autor

SPEKTAKOLAR/ Futbollisti SHQIPTAR shënon GOLIN më të BUKUR TË VITIT (VIDEO)

Isa.Autor

BOTËRORI/ Sylvinho flet për kualifikimin në “Play-off”: E njohim Poloninë

F.autor

Leave a Comment