Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-SASSUOLO/ Trajneri Pirlo nis me shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Pritet të luhet sfida e orës 20:45 për javën e 17-të të kampionatit italian Juventus-Sasuolo. Tekniku i bardhezinjve Andre Pirlo është detyruar të bëjë ndryshime në formacion për shkak të mungesave të Aleks Sandros, Huan Kuadrados dhe Matijs De Ligtit.

Në vend të qendërmbrojtësit holandez, do të aktivizohet turku Merih Demiral, ndërsa krahët e mbrojtjes do të mbulohen nga Frabota dhe Danilo. Mesfusha përbëhet nga Artur, MekKini, Bentakur dhe Kieza. Paulo Dibala dhe Kristiano Ronaldo plotësojnë repartin e sulmit.

Pas fitores së rëndësishme 1-3 ndaj Milanit para 4 ditësh, kampionët në fuqi të Italisë nuk duan më të shpërdorojnë pikë.

JUVENTUS-SASUOLO

FORMACIONET ZYRTARE

JUVENTUS (4-4-2): Shezni; Danilo, Demiral, Bonuçi, Frabota; MekKini, Artur, Bentakur, Kieza; Ronaldo, Dibala. Trajner: Andrea Pirlo.

SASUOLO (4-2-3-1): Konsili; Muldur, Çiriçes, Ferrari, Kiriakopulos; Obiang, Lokateli; Defrel, Gjuriçiç, Traore; Kaputo. Trajner: Roberto De Zerbi.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Italia e rekordeve rrezikohet që në nisje, vendimtare sfida e Bazelit. Ja statistikat…

Delo.autor

KUALIFIKUESET E BOTËRORIT 2026/ Programi i Kombëtares, nga shpallja e listës te seanca e parë stërvitore

F.autor

MIDIS FUSHËS DHE MERKATOS/ Ancelotti jep lajmin e madh: Allan nuk grumbullohet për sfidën ndaj Milanit

Delo.autor

Leave a Comment