Futboll Seria A Sport

SHPRESON QË JUVENTUSI TË KRYEJË DETYRËN/ Donnarumma synon objektivin: Të shikojmë te vetvetja dhe të shohim

Gianluigi Donnarumma shpreson që Juventusi të kryejë detyrën e vet, pasi kërkesa e Milanit për të luajtur në të njëjtën kohë me Atalantën mund të refuzohet.

Milani ka kërkuar që të shtyjë sfidën me Frosinonen për t’iu shmangur favoreve për Atalantën.

Ndeshjen e radhës, Atalanta do ta zhvillojë me Juventusin, teksa është shtyrë për të dielën, ku “Zonja e Vjetër” pritet të festojë titullin.

Milano po kërkon që të luajë në të njëjtën kohë me Atalantën, pasi po luftojnë që të dy skuadrat për një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm.

“Ne me të vërtetë besojmë, le t’i fitojmë këto dy ndeshje të fundit dhe të shohim çfarë do të ndodhë”, tha Donnarumma për “Sport Mediaset”.

“Shpresoj që Juventusi të kryejë detyrën, por të shikojmë te vetvetja dhe të shohim si do të jemi në fund të sezonit”, deklaroi portieri i Milanit.

Related posts

NË BARAZPESHË/ Milani barazon shifrat me një super gol të Castillejo (VIDEO)

Delo.autor

STADIUMI PLOT PËR INTERIN NDESHJEN E RADHËS/ Ndeshje speciale dhe për “Inter Club Albania”

Isa.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Spikat derbi i kryeqytetit, mësoni 8 përballjet e turit të dytë

Delo.autor

Leave a Comment