Futboll Sport

NDESHJA NDAJ ROMËS/ Brozoviç dhe Çalhanoglu mungojnë me verdhekuqtë, radha e Asllanit?

Marselo Brozoviç, përveçse ka qenë një ndër më të dobëtit në fushë ndaj Udinezes, nuk i ka shpëtuar ndëshkimit me kartonë të verdhë që e skualifikon atë për ndeshjen e radhës në kampionat, atë kundër Romës.

ASLLANI 1

Mesfushori i ka shtuar kështu dhimbjet e kokës trajnerit, që nuk do të ketë të pranishëm as Çalhanoglunë e dëmtuar për sfidën e 1 tetorit ndaj verdhekuqve.

Në një situatë të tillë, mund të ketë ardhur radha e Kristjan Asllanit, që ka të gjitha shanset për të marrë çelësat e regjisë dhe të lojës zikaltër, madje duke e nisur si titullar.

 

 

Inzagi është shprehur se e shikon elbasanasin ideal për rolin e Brozoviçit dhe ngelet të shohim nëse do t’i besojë 20-vjeçarit apo do ta nisë me dyshen Galjardini-Mikhitarian, për të aktivizuar në vazhdim Asllanin.

Related posts

Opinionisti i NJOHUR i thur elozhe HYSAJT: Arriti të bllokonte sulmuesit “vrastarë”

Isa.Autor

Vendi i parë në Grupin B, Spanja shmangu 15 Kupa Bote

Sadik.Autor

PARAQITJE KAMPIONËSH! Tirana eliminohet me kokën lart

Delo.autor

Leave a Comment