Futboll Kategoria Superiore Sport

SUPERIORE/ 4 sfidat e vlefshme për ecurinë në kampionat (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojnë në orën 15:00, 4 sfidat e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Përballje interesante dhe tepër përcaktuese për ecurinë e skuadrave.

Kryesuesit e Partizanit do te jenë mysafir në Vlorë, përballe Flamurtarit të Ilir Dajës, që i ka surprizuar të gjithë me ecurinë pozitive. Sfidë tepër interesante dhe ajo mes Tiranës dhe Skënderbeut. Për bardheblute fitorja është detyrim, pasi në rast të kundërt çështja e mbijetesës do të ndërlikoheshe ndjeshëm.

Një takim emocionues pritet të jetë dhe ai mes Laçit dhe Kastriotit. Skuadra e Starovës ka si objektiv kupat e Europës, ndërkohë që krutanët e Devollit shpresojnë te një rezultat pozitiv për të luftuar deri në fund për qëndrimin në kategori.

Ndërkohë Teuta e Bledi Shkëmbit pret Luftëtarin e Ahmatajt. Djemtë e Detit, vijnë në këtë përballje pas barazimit në transfertë ndaj Kukësit, ndërkohë që Luftëtari, barazoi pa gola me Tiranën.

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI-KASTRIOTI

LAÇI: Selmani, Gjoni, Mersninaj, Shtubina, Toro, Domgjoni, Lushkja, Eler, Çokaj, Okpotu, Xhixha. Trajner: Sulejman Starova.

KASTRIOTI: Çekrezi, Çela, Bojom, Ndreca, Shehi, Ymeraj, Husein, Bardhi, Okebugu, Kalaja, Roxher. Trajner: Bledar Devolli.

TEUTA-LUFTËTARI 

TEUTA: Hidi, Hakaj, Osmani, Arapi, Traore, Kallaku, Vajushi, Sidibe, Latif, Progni, Bushiç Trajner: Bledi Shkëmbi

LUFTËTARI: Ruçi, Demo, Kukaj, Kocionis, Xhekson, Rapo, Aleski, Ymeraj, Neziri, Hyseni, Dunga Trajner: Julian Ahmataj

TIRANA-SKËNDERBEU

TIRANA: Abibi, Daja, Turtulli, Goxha, Hoxhallari, Mauexhe, Kobina, Hasani, Oduamadi, Halili, Sentamu. Trajner: Ardian Mema

SKËNDERBEU: Dajsinani, Vangjeli, Kaba Sambou, Pëllumbi, Abazi, Taipi, Sibo, Muzaka, Bregu, Oto Xhon, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

FLAMURTARI-PARTIZANI

FLAMURTARI: Koliçi, Deliaj, Pollozhani, Veliu, Kotobelli, Batha, Musta, Rrapaj, Ribaj, Kale, Sukaj
Trajner: Ilir Daja

PARTIZANI: Hoxha, Ibrahimi, Atanda, Kalari, Trashi, Hila, Jaiteh, Duka, Mala, Asani, Mesnah. Trajner: Dritan Mehemeti/

Related posts

Lajmi i tmerrshëm i vdekjes së Astorit, shtyhen të gjitha ndeshjet e Serisë A

Q.Autor

PORTIERI I “SHPRESAVE” MBETET PA EKIPI/ Saimir Ujkani ndërpret kontratën me klubin turk…

Delo.autor

Performancat e shkëlqyera me Schalken, Meyer kërkohet nga 8 klube të mëdha evropiane

Q.Autor

Leave a Comment