Futboll Premier League Sport

SYNON TË MBYLLË ÇËSHTJEN “PREMIER”/ Guardiola: Jemi në situatë ideale, për parada dhe festa do të…

Pas një jave Mançester Siti duhet të luajë kundër Uolverhemptonit finalen e FA Cup. Përpara atij trofeu, skuadra e Guardiolës do të tentojë të mbyllë nesër çështjen e titullit. Me një fitore ndaj Brajtonit, “qytetarët” do të shpalleshin kampionë Anglie me 98 pikë për të dytin vit radhazi, duke lënë pas Liverpulin.

Në konferencë për shtyp, trajneri katalanas është përpjekur të mbajë sa më të qetë skuadrën. “Do të luajmë kundër Brajtonit pa nevojën për të mbajtur mendjen askund tjetër. Është një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht.

Jemi në situatë ideale, ndaj le të përfitojmë. Nëse nuk ia dalim, do të shkojmë t’ua shtrëngojmë dorën lojtarëve të Liverpulit. Për parada dhe festa do të duhet të presim javën e ardhshme, pasi sezoni ynë përfundon në finalen e FA Cup kundër Uolverhemptonit. Për mua është një ëndërr që kemi arritur deri këtu, sepse ndershmërisht, nuk e prisja të ishim kaq pranë titullit disa muaj më parë kur gjendeshim shtatë pikë larg Liverpulit.

Nuk është ky momenti për t’u lavdëruar, sepse diçka të tillë do ta bëjmë nëse do të shpallemi kampionë”. Guardiola e di fare mirë se i duhet titulli për të shmangur një masakër mediatike në drejtim të tij dhe skuadrës. Siti duhet të ruajë atë pikë avantazh, që në fund mund të rezultojë vendimtare. “E kemi parë edhe në Champions. Kur humbet, sulmohen të gjithë, që nga drejtuesit e deri tek ekipi. E dimë se çfarë jete bëjmë dhe si gjykohemi, ndaj nuk kemi tjetër rrugë përveç fitores”.

Related posts

Spanja përmbys gjithçka ndaj Portugalisë (VIDEO)

Sadik.Autor

FUTBOLLI NË KOHË PANDEMIE/ Klubi amerikan gjen zgjidhjen fantastike për tifozët! Pritet leja e Bashkisë

Delo.autor

SARRI NË ALARM/ Dëmtohen para super sfidës së Championsit me Atleticon yjet…

Delo.autor

Leave a Comment