Futboll Sport

“TANI 3 FINALE PËR INTER”/ Nainggolan “qan” pikët e lëna

I zhgënjyer e i gatshëm për një autokritikë është shfaqur Radja Nainggolan, trekuartisti i Inter, në përfundim të ndeshjes ndaj Udinese, e mbyllur në barazim pa gola.

“Janë pikë të rëndësishme dhe me shumë peshë ato që kemi lënë. Gjithsesi, në rastin më të keq do të mbetemi në vend të tretë me të paktën një pikë mbi vendin e katërt”, u shpreh belgu i Inter.

“Në ndeshjet e ardhshme duhet të japim më shumë, por varet gjithmonë nga ne. Bëhet fjalë për ndeshjet klasike, në të cilat kundërshtari mbyllet mbrapa dhe nis me kundërsulme”, deklaroi mesfushori zikaltër.

“Mund ta kishim zhbllokuar që në pjesën e parë, por na mungoi gjithmonë ai pasimi i fundit. Champions? Do të jetë garë e gjatë, sepse na presin ende 3 finale. Duhet të kualifikohemi. Çdo ndeshje do të jetë një betejë më vete”, përfundoi Nainggolan.

Related posts

Santos refuzoi t’i paguajë pagën, Gabigol pranë transferimit tek Sao Paolo

Q.Autor

Kroos dhe Ronaldo, futbollistët me më së shumti Kupa të Botës për Klube në histori

Q.Autor

Messi nuk ndalet, Barca po e deklason Chelsean

Q.Autor

Leave a Comment