Futboll Sport

UEFA DEKRETON “PARAKALIMIN” HISTORIK/ Tani Interi është skuadër më e mirë se Milani në Europë

Milani fitoi derbin në kampionat, por atë në Europë që mbush arkat e klubit, duket se tani ka fitues vetëm Interin. Përditësimi i renditjeve të UEFA-s ka bërë që në renditjen historike 10-vjeçare, që përcakton edhe një pjesë të të ardhurave që përfitojnë klubet nga turnetë ndërkombëtare, sheh zikaltrit të kalojnë për herë të parë kushërinjtë kuqezi që nga momenti kur u krijua ky klasifikim, në vitin 2018.

Sipas asaj që raporton “CalcioFinanza”, zikaltrit tani gjenden në vendin e 26 në këtë renditje, në krahasim me vendin e 27 të kushërinjve të cilët gjithmonë kishin arritur t’i mbanin pas deri më tani. Duke pasur parasysh se Milani i ka dhënë lamtumirën Europës, ky pozicion do të mbetet i pandryshuar të paktën deri në rifillimin e aktiviteteve ndërkombëtare në sezonin e ardhshëm.

Klasifikimi merr për bazë rezultatet që kanë siguruar klubet në 10 vitet e fundit në Europë, duke caktuar një pikëzim për secilin prej tyre, ndërsa ka edhe pikë për trofetë e fituar në arenën ndërkombëtare nga skuadrat në histori. Renditja në fjalë shërben për të shpërndarë të ardhurat shtesë nga e drejta televizive dhe shembulli i qartë është se si Real Madrid përfitoi 36,4 milionë euro nga edicioni 2020-2021, ndërsa Sherif Tiraspol rreth 1 milion euro.

RENDITJA E 10 SKUADARVE TË PARA
Real Madrid – 355 pikë (19 në 2021/22)
Bajern Mynih – 316 pikë (22 në 2021/22)
Barcelona – 280 pikë (9 në 2021/22)
Juventus – 249 pikë (19 në 2021/22)
Çelsi – 235 pikë (18 në 2021/22)
Atletiko Madrid – 230 pikë (14 në 2021/22)
PSG – 229 pikë (19 në 2021/22)
Mançester Siti – 212 pikë (19 në 2021/22)
Mançester Junajtid – 207 pikë (17 në 2021/22)
Liverpul – 205 pikë (23 në 2021/22)

Related posts

Begeja: Sot e kishim mendjen tek Vllaznia. Situata e vështirë, por jo e pashpresë

Q.Autor

“JAM KËTU PËR…”/ Ancelotti prezantohet te klubi i ri: Ju tregoj arsyet përse zgjodha Evertonin

Delo.autor

TIRANA-DINAMO/ Shehi nuk e ka zgjedhur ende skemën, dy dilema për titullarët

Delo.autor

Leave a Comment