Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA-KASTRIOTI BARAZIM PA GOLA/ Ja tifozi special që ndodhej në shkallët e “Selman Stërmasi” (FOTO)

Tirana nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Kastriotit, në 90-të minutëshin e cilësuar si finalja e mbijetesës në Kategorinë Superiore.

Një barazim që dhuroi shumë emocione dhe asnjë gol. Kjo nuk e nevrikosi aspak trajnerin e kombëtares shqiptare të futbollit, Edi Reja, i cili ndodhej në shkallët e “Selman Stërmasit” për të mbajtur shënime nga futbollistët e hedhur në fushë.

Me Ervin Bulkun në krah, ndihmës i tij te kuqezinjtë dhe Hamdi Salihin që pritet të marr një rol drejtues në kombëtare, Reja u shfaq i kënaqur në shkallët e stadiumit, duke treguar në një farë mënyre se 90-të minutëshi në fushë ishte i kënaqshëm të paktën për të.

Nuk dihet ende se kush ka përfunduar në listën e dëshirave të Reja, por vëzhgimet në Superiore sapo kanë nisur.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Kaos në Liverpool, tifozi vendas goditet me thikë në prag të ndeshjes

Sadik.Autor

Conte nuk është i shqetësuar për të ardhmen te Chelsea

Sadik.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ “Marca”: Messi e ka të pamundur të qëndrojë në Barcelonë

Delo.autor

Leave a Comment