Sport Të tjera

Çiklizëm / Ky është shqiptari i vetëm që pedalon në “Giro d’Italia”

Në Giro d’Italia, një nga eventet më prestigjioze dhe më të lakmuara për një çiklist profesionist, do të marrë pjesë edhe një shqiptar. Ai është 28 vjeçari Eugert Zhupa, pjesë e skuadrës italiane të “Wilier Triestina”. I lindur në Rrogozhinë dhe i rritur në Itali, ai merr pjesë në këtë tur për herë të katërt. Zhupa dallohet për rezistencën e tij dhe pika e fortë janë garat e gjata. Shpesh ai shpërthen edhe për shkëputjet gjatë etapave.

Familja e çiklistit erdhi në Itali në 1995, kur ai ishte ende fëmijë, në kërkim të një jete më të mirë. U rrit në provincën e Reggio Emilia-s dhe Scandiano u bë qyteti i tij. Tani tani shumë banorë janë fansat specialë të tij. Por edhe shumë shqiptarë të Italisë. Duhet thënë se 28 vjeçari është shqiptari i parë që u bë çiklist profesionist.

Forma e tij shumë e mirë ka bërë që të përzgjidhet sërish që të jetë pjesë e skuadrës italiane të “Wilier Triestina”, e përbërë nga tetë persona.

“Ne në ditët e para të këtij turi jemi të gjithë në dispozicion të çiklistit lider të skuadrës, ndërsa më pas unë shpresoj që të tregoj veten time nga Sicilia e më sipër. Çdo etapë mund të jetë e mirë. Për mua kjo është hera e katërt që marr pjesë në Giro d’Italia dhe ndiej gjithnjë një emocion i madh që garoj aty. Dhe kjo sepse pedaloj në rrugët e këtij vendi. Unë e ndiej veten 90% italian dhe për mua kjo ka domethënie.“, tha Zhupa i ftuar në emisionin Buongiorno Reggio. Çiklisti e bëri të qartë: “Objektivi dhe dëshira është që ta fitoj një etapë”.

Drejtuesit e ekipit të Wilier Triestina i kanë besuar sërish 28 vjeçarit, që ka fituar përvojën e duhur. Gjithnjë ai ka arritur që në këtë tur t’i mbyllë të 21-etapat. Rezultatet e tij kanë qenë: edicioni i 2015 vendin e 157, një vit më vonë i 130-i dhe vjet përfundoi i 140-i.

Giro d’Italia (Turi i Italisë), një nga tri eventet më të mëdha çiklistike të botës, do të nisë më 4 maj. Bashkë me Tour de France dhe Vuelta a España (Grand Tour-e), këto gara çiklistike konsiderohen si më prestigjiozet dhe një arritje e madhe për një çiklist nëse i fiton. Ekipet kanë udhëtuar ditën e djeshme në Izrael, ndërsa sot i janë nënshtruar vizitave mjekësore.

Skuadrat pjesëmarrëse

 

Wilier Triestina – Selle Italia

211 MARECZKO Jakub

212 BERTAZZO Liam

213 COLEDAN Marco

214 FONZI Giuseppe

215 MOSCA Jacopo

216 POZZATO Filippo

217 ZARDINI Edoardo

218 ZHUPA Eugert

 

Team Sunweb

1 DUMOULIN Tom

2 CURVERS Roy

3 HAGA Chad

4 HAMILTON Chris

5 HOFSTEDE Lennard

6 OOMEN Sam

7 TEN DAM Laurens

8 VERVAEKE Louis

 

AG2R La Mondiale

11 GENIEZ Alexandre

12 BIDARD François

13 CHÉREL Mickaël

14 DENZ Nico

15 DUPONT Hubert

16 JAUREGUI Quentin

17 MONTAGUTI Matteo

18 VENTURINI Clément

Androni Sidermec – Bottecchia

21 GAVAZZI Francesco

22 BALLERINI Davide

23 BELLETTI Manuel

24 CATTANEO Mattia

25 FRAPPORTI Marco

26 MASNADA Fausto

27 TORRES Rodolfo Andres

28 VENDRAME Andrea

 

Astana Pro Team

31 LOPEZ Miguel Angel

32 BILBAO Pello

33 HIRT Jan

34 KANGERT Tanel

35 LUTSENKO Alexey

36 SANCHEZ Luis Leon

37 VILLELLA Davide

38 ZEITS Andrey

 

Bahrain Merida Pro Cycling Team

41 POZZOVIVO Domenico

42 BOARO Manuele

43 BONIFAZIO Niccolo

44 MOHORIC Matej

45 NIBALI Antonio

46 NOVAK Domen

47 SIUTSOU Kanstantsin

48 VISCONTI Giovanni

 

Bardiani CSF

51 CICCONE Giulio

52 ANDREETTA Simone

53 BARBIN Enrico

54 GUARDINI Andrea

55 MAESTRI Mirco

56 SENNI Manuel

57 SIMION Paolo

58 TONELLI Alessandro

 

BMC Racing Team

61 DENNIS Rohan

62 DE MARCHI Alessandro

63 DRUCKER Jean-Pierre

64 FRANKINY Kilian

65 ROCHE Nicolas

66 ROELANDTS Jurgen

67 VENTOSO Francisco

68 VLIEGEN Loïc

 

Bora Hansgrohe

71 FORMOLO Davide

72 BENEDETTI Cesare

73 BENNETT Sam

74 GROSSSCHARTNER Felix

75 KONRAD Patrick

76 PFINGSTEN Christoph

77 SELIG Rüdiger

78 SCHILLINGER Andreas

 

Groupama FDJ

81 PINOT Thibaut

82 BONNET William

83 LADAGNOUS Matthieu

84 MORABITO Steve

85 PREIDLER Georg

86 REICHENBACH Sebastien

87 ROUX Anthony

88 ROY Jérémy

 

Israel Cycling Academy

91 HERMANS Ben

92 BOIVIN Guillaume

93 DEMPSTER Zakkari

94 NEILANDS Krists

95 NIV Guy

96 PLAZA Rubén

97 SBARAGLI Kristian

98 SAGIV Guy

 

Lotto Fix All

101 WELLENS Tim

102 ARMÉE Sander

103 BAK Lars Ytting

104 CAMPENAERTS Victor

105 DEBUSSCHERE Jens

106 FRISON Frederik

107 HANSEN Adam

109 VAN DER SANDE Tosh

 

Mitchelton Scott

111 CHAVES Johan Esteban

112 BEWLEY Sam

113 HAIG Jack

114 JUUL-JENSEN Christopher

115 KREUZIGER Roman

116 NIEVE Mikel

117 TUFT Svein

118 YATES Simon

 

Movistar Team

121 BETANCUR Carlos

122 CARAPAZ Richard

123 DE LA PARTE Víctor

124 FERNÁNDEZ Rubén

125 PEDRERO Antonio

126 QUINTANA Dayer

127 SEPÚLVEDA Eduardo

128 VALLS Rafael

 

Quick Step Floors

131 VIVIANI Elia

132 CAPECCHI Eros

133 CAVAGNA Rémi

134 MØRKØV Michael

135 SABATINI Fabio

136 SCHACHMANN Maximilian

137 SÉNÉCHAL Florian

138 STYBAR Zdenek

 

Dimension Data

141 MEINTJES Louis

142 ANTON Igor

143 BERHANE Natnael

144 GIBBONS Ryan

145 KING Benjamin

146 O’CONNOR Ben

147 JANSE VAN RENSBURG Jacques

148 VENTER Jaco

 

Team EF Education First-Drapac p/b Cannondale

151 BROWN Nathan

152 CARTHY Hugh

153 DOCKER Mitchell

154 DOMBROWSKI Joe

155 MODOLO Sacha

156 SCULLY Thomas

157 VAN ASBROECK Tom

158 WOODS Michael

 

Team Katusha Alpecin

161 BELKOV Maxim

162 DOWSETT Alex

163 GONÇALVES José

164 KUZNETSOV Viacheslav

165 LAMMERTINK Maurits

166 MARTIN Tony

167 PLANCKAERT Baptiste

168 WÜRTZ SCHMIDT Mads

 

Team LottoNL Jumbo

171 BATTAGLIN Enrico

172 BENNETT George

173 BOUWMAN Koen

174 VAN EMDEN Jos

175 GESINK Robert

176 VAN HOECKE Gijs

177 LINDEMAN Bert-Jan

178 VAN POPPEL Danny

 

Team Sky

181 FROOME Christopher

182 DE LA CRUZ David

183 ELISSONDE Kenny

184 HENAO Sergio Luis

185 KIRYIENKA Vasil

186 KNEES Christian

187 POELS Wout

188 PUCCIO Salvatore

 

Trek Segafredo

191 BRAMBILLA Gianluca

192 DIDIER Laurent

193 EG Niklas

194 IRIZAR Markel

195 MULLEN Ryan

196 PANTANO Jarlinson

197 PEDERSEN Mads

198 VAN POPPEL Boy

 

UAE Team Emirates

201 ARU Fabio

202 ATAPUMA John Darwin

203 CONTI Valerio

204 LAENGEN Vegard Stake

205 MARCATO Marco

206 MORI Manuele

207 POLANC Jan

208 ULISSI Diego

Related posts

“BOMBARDON” RËNDË JUVENTUS/ Cassano: Me këtë futboll nuk shkon askund, nuk del as i katërti

Delo.autor

RIKTHIM PAS 9 MUAJSH/ Barcelona i befason të gjithë me listën e Championsit

Delo.autor

Harry Kane: Duam ta mbarojmë këtë punë që kemi nisur

Isa.Autor

Leave a Comment