Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NGA SELMANI TEK QOSE/ Ja formacioni me “bombera” të Edy Rejas në Kombëtare

Kombëtarja është në prag të dy ndeshjeve të rëndësishme për ecurinë e kuqezinjve në objektivin kualifikim, në transfertën me Islandën dhe sfidën me Moldavinë.

Mirëpo, në prag të këtyre dy ndeshjeve, bëhet një vëzhgim referuar golave që kanë shënuar lojtarët në listën e Kombëtares. Trajneri Reja justifikoi zgjedhjet e tij dhe la të hapur mundësinë për lojtarë të tjerë që mund të bashkohen me Shqipërinë në vijim, por fakt është që katër lojtarë të lënë jashtë Kombëtares kanë shënuar më shumë sesa i gjithë reparti i avancuar që aktualisht është në dispozicion të skuadrës.

asd

FORMACIONI – Në çdo përzgjedhje me lojtarët që e njohin golin, porta mbetet bosh sepse është shumë e vështirë të gjesh një gardian që ka realizuar. Mirëpo, nëse trajneri Reja do të kishte kriter golin e shënuar, dy futbollistë do të ishin të padiskutueshëm: Gentian Selmani, i cili i ka shënuar Skënderbeut nga pika e bardhë këtë sezon dhe Kristi Qose, që në këtë grumbullim vjen si rekordmen me dhjetë gola të shënuar përgjatë gjithë sezonit.

1

Myrto Uzuni është i radhës me shtatë në kampionat dhe një në Kupë, më tej Lenjani e Cikalleshi me 6, Balaj me katër, Sadiku me tre e të tjerë me radhë. Interesant është fakti që portieri i Laçit e ka gjetur rrugën e rrjetës këtë edicion më 11 shkurt 2019, teksa realizoi në të 90-ën me penallti në humbjen 2-1. Në këtë listë, në total janë 14 lojtarë që e njohin shijen e golit.

TË REFUZUARIT – Nëse Sadiku, Balaj, Roshi, Cikalleshi, Uzuni, Grezda e Lenjani kanë shënuar së bashku 29 gola, jashtë kuqezinjve janë lënë 38 nga vetëm katër kuqezinj të repartit të avancuar: Elis Bakaj, Endri Çekiçi, Taulant Seferi dhe Jahmir Hyka. Ky i fundit ka shënuar 3 me San Hoze dhe 3 me Netanjah në vitet 2018 dhe 2019. Seferi e mbylli me dhjetë gola sezonin si i huazuar tek Ueinterthur, duke bindur kampionët zviceranë të Jong Bojs që t’i rinovojnë kontratën dhe ta afrojnë në Superligë.

Capture

Elis Bakaj ka udhëhequr Shahtjor Soligorsk në Bjellorusi, si në kampionat edhe në Kupë. Endri Çekiçi është njeriu i momentit, teksa në nëntë ndeshje ka shënuar gjashtë gola, ka fituar dy penallti dhe ka dhënë një asist. Kombëtarja është përzgjedhje lojtarësh dhe për çdo tifoz, urimi është vetëm një: Sukses dhe arritje objektivash me lojtarët “nën armë”, ama statistikat mbeten statistika…

Related posts

Dalipi: Nuk jam tradhtuar, sot fitoi Teuta

Sadik.Autor

DEKLARATA BEFASUESE NË PRAG SFIDËS CHAMPIONS/ Guardiola: Kam ardhur deri këtu për të…

Delo.autor

INCIDENT PARA DERBIT/ Tifozet e Partizanit ndalojnë autobusin e Tiranës dhe hedhin sende

F.autor

Leave a Comment