Futboll Shqipëri Sport

Trashi: Derbi na bëri kampionë të dyfishtë, karakterin s’e ndryshoj dot

Për Lorenc Trashin ky sezon ka qenë fantastik për Partizanin dhe sigurimi i titullit në derbin e 12 majit ndaj Tiranës i bën të kuqtë dyfish kampionë. Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, 26-vjeçari tregon se harmonia e lartë ka qenë çelësi i suksesit të “demave”.

Titullin ia dedikon familjes, që e ka mbështetur në të mirë dhe në të keq. Lorenc Trashi njihet si gjaknxehtë, por lojtari e shikon të pamundur që të zbutet pas titullit, pasi sipas tij, falë karakterit të tij, ka ardhur deri te ky triumf. Në fund, Trashi pohon se pa Tiranën në elitë, futbolli shqiptar humbet bukurinë.

Lorenc, a e ndieni veten me fat që si lojtar i Partizanit arritët të dilnit kampion pikërisht në një ndeshje derbi me Tiranën?

Sigurisht kjo që arritëm është një gjë e pabesueshme, pasi për një lojtar të Partizanit i bie që të dalësh dyfish kampion. Të dalësh kampion në derbi është një sukses shumë i madh për Partizanin dhe që do të mbahet mend gjatë. Ashtu siç u mbajt mend gjatë titulli i fundit, para 26 viteve, edhe ky sukses i dyfishtë do të mbetet i paharruar për të gjithë dashamirësit e kuq.

As mund të quhet një sezon i paharrueshëm për të gjithë tifozët, por edhe për ju që ishit pjesë e skuadrës?

Personalisht nuk kam asnjë pikë dyshimi që është sezon i paharrueshëm. Kam pesë vite këtu te Partizani dhe kjo arritje ka ardhur me shumë mundim, sakrificë, me të qara dhe të qeshura. Kam pesë vite që jam munduar për këtë titull dhe në fund e arrita dhe jam shumë krenar. Ndaj, me këtë rast dua të falënderoj familjen time që më ka mbështetur në këto pesë vite te Partizani. Në të mirë dhe në të keq, ata kanë qenë pranë meje, babai, mamaja dhe motrat e mia. Ndaj edhe titullin ia dedikoj pa dyshim familjes sime.

Cili ka qenë çelësi i suksesit të Partizanit në këtë vit?

Pa dyshim që çelësi i suksesit të këtij edicioni është grupi. Është meritë e drejtuesve që kanë mbajtur një harmoni brenda skuadrës këtë vit. Jo se nuk ka pasur harmoni në vitet e shkuara, por këtë sezon është ndryshe dhe në nivele më të larta.

E keni pranuar edhe vetë se nga karakteri jeni gjaknxehtë. Pas shpalljes kampionë, mendoni se do të bëheni më i butë?

Nuk besoj se karakteri i një njeriu mund të ndryshojë. Pra, i tillë do të jem, pasi ky karakter më ka sjellë këtu, duke u shpallur edhe kampion me Partizanin. Pa agresivitet dhe nerv nuk mund të kapësh objektivat që i vendos vetes, kështu që karakterin nuk e ndryshoj dot.

A do ju vinte keq nëse Tirana nuk mbijeton në Superiore?

Realisht do më vinte keq, pasi kampionati humbet një ekip shumë të mirë dhe me histori si Tirana. Normalisht që derbi ka lezetin e vet dhe duhet të luhet gjithmonë. Ekipet e kryeqytetit duhet të jenë gjithmonë në elitën e futbollit shqiptar.

Related posts

“A I BESON SE…”/ Guardiola i shpall luftë Liverpool: Tani kam atë që dua

F.autor

VAZHDON SHKËLQIMIN NË TURQI/ Çekiçi mban gjallë shpresat për zonën Champions me golin e tij (VIDEO)

Delo.autor

ÇMENDURI/ Theu karantinën dhe shkoi të pinte birra, legjendën angleze e lë bashkëshortja

Delo.autor

Leave a Comment