Futboll Seria A Sport

TRIUMFOJNË “ZIKALTËRIT” NË “SAN SIRO”/ Dyshja Perisiç-Politano mposht Chievon dhe rimerr vendin e tretë

Interi arriti të dilte me fitore nga sfida e fundit e javës së 36-të në Serinë A italiane, teksa mundi 2-0 Kievon, brenda në “San Siro”.

Përballë një kundërshtari tashmë të rënë nga elita e futbollit, zikaltrit e Spaletit ishin dominues që nga minuta e parë. Gjithsesi, sfida u zhbllokua vetëm në minutën e 39-të nga një goditje me të majtë brenda zone e Politanos.

Në të dytën, gjithçka u bë më e vështirë për Kievon, teksa Rigoni u ndëshkua me të dytin e verdhë dhe la ekipin me 10 vetë. Perisiç i vuri vulën takimit, me golin në minutën e 86-të, pas një topi që u përplas në shtyllë dhe shkoi te këmbët i tij.

Me këtë fitore, Interi ringjitet në vendin e tretë, me 66 pikë, një më shumë se Atalanta, dhe 4 më shumë se Milani.

Related posts

U kryqëzua për miqësoret e humbura/ Tekniku i Kombëtares shfajësohet: Kishim…

Isa.Autor

Skriniar, deklaratë dashurie zikaltër/ Gati të nënshkruaj këtë marrveshje me Interin

Sadik.Autor

Hasan Lika: Vllaznia është markë, të gjithë bashkë kthehemi në Superiore

Isa.Autor

Leave a Comment