Futboll Seria A Sport

“ERDHA, PASHË, FITOVA”/ 365 ditë me bëma, Ibrahimovic komandon Milan

Në një postim të një viti më parë shkruante: “Erdha, pashë, fitova. Tani mund të shikoni përsëri bejsboll.” Ishte mënyra e Zlatan Ibrahimoviçit për të përshëndetur Amerikën duke u bërë gati për një rikthim në Europë. Asokohe më të interesuarat ishin Bolonja e mikut Mihajloviç, Napoli i Ançelotit dhe Milani që kërkonte një zgjidhje drastike të shterpësisë në sulm.

Në një vit distancë mund të thuhet se kuqezinjtë e fituan bastin, pavarësisht se Maldini e Boban vuajtën jo pak për të bindur suedezin të cilit i besuan një rol protagonisti. Edhe Ibra nga ana e tij kërkonte garanci, sidomos nga vetvetja sepse priste që të bënte diferencën edhe pse mbi shpinë kishte diçka më tepër se 38 vite.

SFIDË NATYRËS – Në 12 muaj distancë sulmuesit mund t’i diskutohet vetëm kontrata me klubin që synon ta mbajë deri në qershor të 2022- shit. Po çfarë ka ndodhur gjatë këtij viti kalendarik? Tepër e thjeshtë. Zlatani duke mos u mjaftuar me nivelin e paraqitjeve në fushë vendosi të sfidojë natyrën duke u përmirësuar me kalimin e muajve.

Të dielën Milanit do t’i mungoje Pioli dhe zëvendësi Mureli, ndaj përveç Bonerës, do t’i takojë edhe suedezit të udhëheqë ekipin ndaj Napolit, por me gjasë edhe kundër Lilës në Ligën e Europës. Probleme nuk priten, aq më tepër që 39- vjeçari flet jashtë fushë ashtu si edhe brenda saj falë 20 golave në 29 prezenca, teksa mesatarja prej jashtëtokësori është me një realizim çdo 110 minuta.

GOLA ME BRESHËRI – Të ndjekësh një sportist si Ibrahimoviç duhet që çdo javë të përditësosh rekordet e barazuara apo të thyera, shumica e të cilëve kanë të bëjnë me moshën dhe fuqinë e tij realizuese. Për shembull me golat e shënuar në derbin e shkurtit u bë golashënuesi më i moshuar në ndërqytetësen milanezë.

Një shembull tjetër është ndeshja e korrikut kundër Parmës kur Ibra luajti për herë të 100-të me fanellën kuqezi duke u bërë njëkohësisht edhe golashënuesi më i mirë i dekadës për Milanin fale kuotës së 62 golave. Një tjetër e dhënë janë 167 realizimet pas të 30- ve, çka e bënë rast unik në pesë kampionatet madhore europiane. Saktësia para portës i ka shërbyer edhe Milanit që falë 39-vjeçarit ka kaluar nga 1.4 pikë e 1.2 gola për ndeshje në Gatuzo me probleme në prag të duelit Sfida ndaj Milanit ka shumë rëndësi për Napolin.

Një fitore në shtëpi do të bënte që ekipi i drejtuar nga Xhenaro Gatuzo të kapte vendin e parë në kampionat, por jugorët paraqiten në këtë takim jo pa probleme. Viktor Osimhen është “halli” i madh për trajnerin që pret vizitën e sotme të nigerianit te mjeku për të vlerësuar dëmtimin që mori në shpatulla gjatë ndeshjes së fundit me kombëtaren. Fauzi Gulam vijon të jetë i përjashtuar për mospërkushtim, ndërsa Bakajoko e Jorente janë stërvitur veçmas dhe janë në dyshim për sfidën me Milanin. 2.1 e 2.2 çdo 90 minuta.

BËMA – Sezoni i ri për numrin 11 të Milanit ka nisur në mënyrën më të mirë. Pas golit kundër Veronës Ibrakadabra u bë lojtari i parë që gjen golin në shtatë ndeshje radhazi në Serinë A që kur në atë kampionat fitorja vlen tri pikë. Kjo është vetëm arritja e radhës, teksa më e bukura është prania në vendin e parë të renditjes së bomberave të kampionatit në Itali. Tetë realizime në llogari të suedezit i cili krenohet me një mesatare çnjerëzore prej 1 goli çdo 56 minuta.

E të mendosh që gjatë izolimit shumëkush pyeste: “Kushedi se çfarë forme do të jetë.” Suedezi u përgjigj me gola, pavarësisht se edhe “COVID”-i u mundua t’i fuste stërkëmbëshin. Për ta thënë siç preferon Ibra, 2020-ta ka qenë një vit hyjnor. Dhe nuk ka mbaruar ende…

Related posts

E BËN LIGJIN GRUAJA/ De Gea vendos të ardhmen e tij! I “bindet” urdhrit të së dashurës

Isa.Autor

PREMIER LEAGUE/ James Collins largohet pas 6 vitesh nga West Ham

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Allegri publikon listën e lojtarëve për sfidën me Ajaxin, ja mungesat befasues

Delo.autor

Leave a Comment