Futboll Kombëtarja Sport

U GRUMBULLUA PËR DY SFIDAT E QERSHORIT/ Mbrojtësi i Kombëtares arrin akordin me klubin e Serie A…

Në Itali janë të sigurt që Kastriot Dermaku rikthehet në origjinë. Nuk bëhet fjalë për Kombëtaren, me të cilën është i grumbulluar për dy ndeshjet kundër Islandës dhe Moldavisë, por në rajonin emilian.

Nga sa bëjnë me dije mediat pranë skuadrës së Cozencës, shqiptari ka arritur akord me Parmën për t’iu bashkuar skuadrës së Serie A.

Prej kohësh, emilianët kanë qenë skuadra më e interesuar për shqiptarin duke e bindur “origjina”, e cila ka qenë vendimtare në përzgjedhjen e qendërmbrojtësit, për të cilin ka pasur interes nga disa skuadra në Serinë A, por edhe jashtë kampionatit italian.

Cozenca i premtoi deri në dyfishim të pagës për të rinovuar, por Dermaku nuk pranoi dhe tanimë do të largohet me parametra zero.

Related posts

ÇUDITË NË FUTBOLLIN ANGLEZ/ 10 mijë tifozët e ish-klubit të Premier nderojnë patokun e ngordhur Keith

Delo.autor

MUZEU I TROFEVE/ “Thumbohet” Modriç: Këta nuk mund të vidhen, ekziston një…

Isa.Autor

FLUTURIMI “MAGJIK”/ Polonia U-21 realizon gol spektakolar dhe për t’u shijuar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment