Futboll Premier League Sport

U MBYLL KAMPIONATI NË PREMIER/ Vajza e Salah shënon pas ndeshjes, egjiptiani ngel i befasuar (VIDEO)

Premier League është mbyllur në mënyrën më fantastike të mundshme me Manchester Cityn dhe Liverpoolin që “luftuan” deri javën e fundit për titullin kampion.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp përfundoi e dyta në Premierligë me 97 pikë të grumbulluara, një më pak se Manchester City.

Pas ndeshjes, Mohamed Salah mori çmimin e “Këpucës së Artë” si golashënuesi më i mirë i ligës së bashku me Sadio Mane dhe Aubameyang.

Egjiptiani ishte në stadium së bashku me gruan dhe vajzën e tij, Makka e cila bëri një vrapim nga mesi i fushës përpara se të godiste topin për ta futur në rrjetë.

Anfield u përgjigj duke bërë një duartrokitje të madhe për vajzën e Salah.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Gjigandët angleze frikësojnë Milanin, “kuqezinjtë” do të humbasin një yll të skuadrës

Delo.autor

RONALDINHO KTHEN KOHËN PAS/ VIDEO nga shfaqja e tij mahnitëse kundër legjendave të Real Madridit

Delo.autor

“KY MILAN ËSHTË PËR CHAMPIONS”/ Beson Dejan Savicevic, ish-ylli i “Kuqezinjve”

Delo.autor

Leave a Comment