Futboll Seria A Sport

U RIKTHYE TEK GOLI NË FITOREN NDAJ FROSINONES/ Piatek BESON: Shpresat i kishim tek “Zonja e Vjetër”, por tani …

Krzysztof Piatek u rikthye te goli në fitoren 2-0 ndaj Frosinone.

Edhe pse është e vështirë, Milan ka akoma një shans për të siguruar vendin e kartë dhe njëherësh biletën për në Champions League.

Ai shpresonte që Juventusi t’ia “zgjaste dorën”, duke e mposhtur Atalantan, por kjo nuk ndodhi, pasi “Zonja e Vjetër” barazoi 1-1 në “Allianz Stadium”, madje ishin duke humbur deri 10 minuta para fundit të takimit.

Champions League? “Jemi vetëm një pikë pas Inter dhe Atalanta. Gjithçka është e mundur, por më parë duhet të fitojmë ndaj SPAL-it. Shpresoja që Juventus të mundte Atalantën”, tha Piatak.

Goli pas një kohe të gjatë? Sigurisht që ndihem më mirë pasi shënova. Jam i lumtur edhe për faktin që fituam, që është edhe gjëja më e rëndësishme”, deklaroi polaku.

30 gola? Ishte e vështirë të besohej. Mbërrita nga kampionati polak, Seria A është më e vështirë por rezultati është i shkëlqyer. Shpresoj të bëj edhe më mirë”, shtoi ai.

Pavarësisht se Milani rrezikon të mbesë pa Champions, ai duket se nuk është duke menduar për ndonjë largim, që në të kaluarën lidhej me Real Madridin e shumë klube tjera, para se t’i bashkohet kuqezinjve.

E ardhmja? “Nuk mendoj për të ardhmen”, u përgjigj sulmuesi i Milanit.

Related posts

ISHTE KAPITEN TEK ARSENAL NË MIQËSORE/ Por shikoni çfarë bën Mustafi me shiritin (FOTO)

Delo.autor

Neymar kundër emërimit të Tuchel te PSG

Sadik.Autor

Milan bën gati 35 mln € për yllin e Manchester United

Q.Autor

Leave a Comment