Futboll Seria A Sport

“VDIQ TORINO”/ 70 vjet nga tragjedia që vrau zemrën e Italisë (FOTO+VIDEO)

Më 4 maj 1949 vdiste Torino. Vdisnin kampionët dhe trajnerët që e bënë të madh atë klub, Grande Torino e quanin e njihnin anembanë botës në një epokë ku nuk ekzistonte transmetimi direkt në televizion dhe ku informacioni shpesh shpërndahej një ditë apo dy ditë me vonesë, thuajse si gojëdhënë.31 persona humbën jetën në Superga, gjatë një fluturimi që po e kthente ekipin nga një miqësore kundër Benfica në Lisbonë. Një ndeshje që zyrtarisht festonte tërheqjen nga futbolli të kapitenit të Benficas, Francisco Ferreira. Në realitet, ishte një manovër për të grumbulluar të ardhura për të ndihmuar Ferreiran për të dalë nga një situatë ekonomike e dëshpëruar.

Mjegull, re dhe shi, avioni u përplas në kodrën mbi Torino dhe mes 31 personave të ndarë nga jeta ishin 18 futbollistë e zyrtarë të klubit.

Ishin “Gli invincibili”, të pathyeshmit e Grande Torino, skuadër klasi, me burra të vërtetë, udhëhequr nga kapiteni Valentino Mazzola, një lider i vërtetë në fushë dhe jashtë saj, saqë një herë lojtarët shkuan te presidenti legjendar Ferruccio Novo dhe i kërkuan që Mazzola të kishte rrogë dy herë më të lartë se lojtarët e tjerë.

Kampionë gjatë luftës, kampione në vitet 1946, 1947, 1948 e 1949… Do kishin vazhduar gjatë, do kishin vendosur me shumë gjasa rekordin me të cilin krenohet tani Juventusi, por fati nuk deshi që të ndodhte.

Dje, në derbin Juve-Torino, edhe tifozët e Juves lanë mënjanë rivalitetin dhe shpalosën një parullë gjigante për të kujtuar Grande Torino, skuadra që ishte boshti dhe krenaria e Italisë në botë.

Related posts

Ivan Persiç: Jemi pranë ëndrrës, askush nuk besonte tek forca jonë…

Isa.Autor

MOTI I KEQ/ Pogradeci i mbuluar nga dëbora, shikoni çfarë ndodh në stadiumin “Gjorgji Kyçyky” (VIDEO)

Delo.autor

Kohë bilancesh te Milani, Fassone: Na duhet një sulmues race

Sadik.Autor

Leave a Comment