Futboll Sport

RACIZËM NDAJ FUTBOLLISTIT 11 VJEÇAR NË BRAZIL/ Neymar “thyen rrjetin” me mesazhin inkurajues (VIDEO)

Një episod serioz i racizmit në Brazil, të mërkurën e kaluar, ka indinjuar rrjetet sociale, por jo vetëm. Dëshmia me video e Luiz Eduardo Bertoldo Santigo, 11 vjeç, i cili në lot tregon atë që i ndodhi, i ka lënë të gjithë zemërthyer. Fëmija është një lojtar nga “Akademia Uberlandia”, i cili, gjatë ndeshjes së “Copa Caldas” kundër Set Esportes, u desh të dëgjonte fjalë të papranueshme nga trajneri rival: Ai më tha nga afër “i zi”. E përsëriti këtë ofendim shumë herë.

Neymar e Gabriel Jesus mandam recado a garoto vítima de injúria racial: "Na torcida por você" | futebol | ge

Sapo u informua për incidentin, kampioni brazilian i PSG, Neymar, nuk qëndroi duarkryq. Ai, kohët e fundit përjetoi vetë një rast racizmi të ngjashëm në Champions, ndaj regjistroi një video-mesazh që po bëhet “viral” në mediat sociale, ku i drejtohet drejtpërdrejt Luiz Eduardo: Unë pashë që keni vuajtur dhe kaluar një situatë shumë të trishtueshme dhe të mërzitshme. Fatkeqësisht po kalojmë përmes kësaj lloj gjëje, që sot nuk ka kuptim të ekzistojë. Unë dua t’ju uroj forcë, shpresoj të mos hiqni dorë nga ajo që doni të bëni, e cila është të luajturit futboll. Kthejeni këtë në forcë, stërvitje, përkushtim dhe dashuri për atë që bëni, për prindërit tuaj, familjen tënde, të gjithë, pa ngjyrë, pa racë. Një puthje, unë jam me ty, të përqafoj”.

VIDEO

Related posts

LARG PRITSHMËRIVE/ Vetëm 1 pikë në 9 javë, ELBASANI është për “Guinnes”

Isa.Autor

Juventus – Verona, publikohen formacionet zyrtare

Sadik.Autor

“MESSI ISHTE ULUR ATJE, NË DEPRESION”/ Matip tregon rrënimin e yllit argjentinas pas Liverpool-Barça 4-0

Delo.autor

Leave a Comment