Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Flamurtari-Partizani, Asani kalon në avantazh “Demat”

Flamurtari dhe Partizani do të ndeshen në orën 15:00 në Vlorë për javën e 32-të të Superiores. Një sfidë delikate për të dyja skuadrat. Miqtë kërkojnë të fitojnë dhe të vendosin një dorë në titull, por edhe të largojnë presionin që mund të sjell një rezultat negativ.

Ndërkohë që vendasit janë të vendosur për të shkuar në Europë. Ky takim do të ketë si kryesor ndërkombëtarin Enea Jorgji. Trajnerët kanë bërë publike formacionet zyrtare. Ajo që bie në sy është se Kalari do ta nisë në qëndër të mbrojtësjes së bashku me Rexhepin. Nga minuta e parë për Partizanin do të jetë edhe Jaiteh, ndërkohë që mungon Bardhi. Vlonjatët nga ana tjetër kanë pak lëvizje në 11-shen titullare.

LIVE | Flamurtari-Partizani 0-1

GOL: / Asani 27′

KOMENTI LIVE

27’ GOOOOOL PARTIZANI 0-1/ Zhbllokohet sfida në Vlorë. Shënon Asir Jasani. Godet për herë të parë me të majtën, e ndal Koliçi me këmbë. Por, topi i kthehet sërish, dhe në goditjen e dytë e mposht portierin e vlonjatëve.

21’ Faull i Mensah ndaj Deliajt me takat lart, dhe gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë.

19’ Rrapaj kërkon të nisë me një asist Kalen brenda zone, por Kalari i sigurt mbyll në mbrojtje.

16’ Përplasje e rrezikshme në ajër mes Xhaiteh dhe Bathës, stafet mjekësore të dy ekipeve në fushë.

15’ Hila gabon me një top të kthyer gabimisht prapa. E merr Ribaj, që provon të godasë nga pothuajse 25 metra, por bllokohet.

11′ Ka probleme për Kalarin, pas aksionit të Ribajt.

10’ Top i gjatë i Veliut për Ribajn, i cili e shtron dhe futet brenda zonës. Pason në mes për Kalen, por braziliani edhe pse zgjatet nuk e arrin dot.

9’ Topi shkon te Veliu në zhvillimet e goditjes së këndit, që godet me të majtën, por jashtë portës së Alban Hoxhës.

8’ Kërcënim edhe te porta e Partizanit. Ribaj nga e djathta kroson për tek Sukaj, por është Atanda më i shpejtë që largon topin. Goditja e parë nga këndi në këtë sfidë për Flamurtarin.

3’ Ibrahimi provon menjëherë me një goditje nga jashtë zone, por largojnë mbrojtja vlonjate.

1′ Nis takimi në Vlorë.

Related posts

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja PSG-Bayern Munich. Rezultati 0-1

Delo.autor

“DRIBLON” KRITIKAT NË KOMBËTARE/ Immobile: Sa habi, trajtohem ndryshe nga të tjerët

Delo.autor

Bolt tregon për cilën skuadër do të debutojë në futboll

Q.Autor

Leave a Comment