Champions League Futboll Sport

FINALJA CHAMPIONS NË MADRID/ Ja rekordi që do thyejë Talenti i Liverpool

Trent Aleksander-Arnold, talenti i Liverpoolit, do të thyejë një rekord në Champions League.

20-vjeçari do të startojë si titullar finalen e dytë të Champions League në karrierën e tij, duke i thyer rekordin Christian Panuccit.

Me fanellën e Milanit, ish-trajneri i Kombëtares kuqezi startoi dy herë në finalet e Champions League, duke qenë asaj kohe lojtari më i ri që e bën diçka të tillë.

Në 1995-ën, Panucci ishte 22-vjeç, por duket se ky rekord nuk do i takojë më italianit.

Arnold ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Liverpoolit këtë sezon dhe si mbrojtës i djathtë, ka dhënë plot 15 asiste.

Interesant është fakti se si Panucci, ashtu dhe Arnold, e kanë startuar finalen si mbrojtës të djathtë, duke pasur rol të njëjtë në fushën e lojës.

Pas finales së humbur kundër Real Madridit sezonin e shkuar, Arnold do të shpresojë te një histori ndryshe përballë Totenhemit, finale që luhet me 1 qershor në “Wanda Metropolitano”.

Related posts

Klopp rrëfen dështimin/ Dëmtimi i Salah tronditi skuadrën

Sadik.Autor

TRONDITET SPORTI/ SKANDALI SEKSUAL: Arrestohet presidenti i Federatës së…(FOTO)

Isa.Autor

INTER-MILAN/ Tifozja seksi e “Zikaltërve”: Derbin do ta vendosë… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment