Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA ME TEUTËN/ Ultrasit e Demave bëjnë thirrje: Kampionët si në kohët e vjetra

Festa është e madhe në shtëpinë e Partizanit, pas fitimit të titullit kampion. Ditën e nesërme, “demat” luajnë në transfertë ndaj Teutës, dhe tifogrupi “Ultras Guerrils”, i bën thirrje të gjithë tifozëve të kuq të bashkohen në këtë transfertë.

autokolona e tifozeve te partizani

Për të festuar titullin kampion, ata kanë menduar që të organizohen në një autokolonë plot me makina dhe autobusë të mbushur me tifozë, si në kohët e vjetra të traditës së autokolonës së kuqe.

POSTIMI I ULTRAS GUERRILS

Neser te gjithe drejt Durresit ne autokolone, festa sa vjen e shtohen dhe organizimet sa vijne e behen me te bukura, mbase gjithcka duket me e bukur kur pas emrit Partizani vihet edhe titulli kampion.
Matematika e mbylli kampionatin dhe percaktoi kampionin, por ne fakt edhe kete vit asgje nuk ndryshon, ne duhet te jemi aty deri ne momentin e fundit, kesaj radhe ta shijojme te festojme dhe te presim momentin e ngritjes se kupes ne qiell.

Ju ftojme te gjitheve te bashkoheni ne transferten me te veçante te sezonit, duke ju rikthyer edhe nje here si ne kohet e vjetra tradites se autokolones se kuqe !

Te gjithe me makina fillojme grumbullohemi qe ne oren 12:00 tek pallati i sportit dhe nisemi ne oren 14:30 !

Jena kampion !
Autokolona e kampioneve !

Related posts

Rezultati dhe statistikat e pjesës së parë United – Sevilla dhe Roma – Shakhtar

Q.Autor

Fshati i tij i lindjes e quajti krenaria e kombit, ja veprimi i Xherdan Shaqirit

Sadik.Autor

“THUMBON” MILAN-IN/ Andre Silva: Një eksperiencë që më ka vënë në një situatë të vështirë, por …

Delo.autor

Leave a Comment