Futboll La Liga Sport

ZBULON TË ARDHMEN E GARETH BALE/ Ish-presidenti i Realit Calderon: Gjëja më e mirë për të…

Gareth Bale e ka të pamundur të qëndrojë në Real Madrid për shkak të probleme dhe marrëdhënieve të këqija me trajnerin dhe tifozët, sipas ish-presidentit të klubit madrilen, Ramon Calderon.

Përfaqësuesi i Uellsit u rikthye në planet e Zinedine Zidane për ndeshjen e ditës finale kundër Real Betisit në La Liga të dielën, por u la në bankën e rezervistëve në një humbje tjetër që Santiago Bernabeu e përjetoi.

Pas ndeshjes, Zidane theksoi se i duhet të veprojë patjetër në interes të klubit, pasi Bale u injorua edhe pse besohet se ndeshja ndaj Betisit ka mundur të jetë ajo e lamtumirës për të.

Calderon beson se Zidane nuk e do uellsianin dhe se ai e ka të pamundur qëndrimin në Madrid.

“Zidane nuk e do atë: është një marrëdhënie që do të marrë fund”, tha Calderon për BBC.

“Duket se ajo ishte ndeshja e fundit për të në Real Madrid. Zidane, kur u largua vitin e kaluar, ai mendonte ta mbajë Ronaldon dhe ta shesë Bale dhe klubi vendosi kundër kësaj”, shtoi ai.

“Duket e pamundur për Bale të jetë këtu për shkak të marrëdhënieve me trajnerin dhe të tifozët. Gjëja më e mirë për të është të largohet”, theksoi ai.

Related posts

JOSHËSE DHE BOMBASTIKE/ Ja si e feston Erika Aurora nisjen e Serisë A (FOTO)

Isa.Autor

NBA/ Boston në gjysmëfinale, Golden State “leksion” New Orleans

Sadik.Autor

U PËRFOL SE DO TË LARGOHEJ/ Nedved konfirmon të ardhmen e Ronaldos tek Juventus, ja detajet e akordit…

Delo.autor

Leave a Comment