Futboll La Liga Sport

3 BLERJE TË MËDHA NË VERË/ Ja formacioni i Barcelonës për sezonin e ri (FOTO)

Neymar, Griezmann dhe De Ligt pritet që ditët në vijim të zyrtarizojnë kalimin tek Barcelona.

Sulmuesi brazilian pas raportit të krisur me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, i ka kërkuar këtij të fundit që të lejojë rikthimin e tij drejt “Camp Nou”.

Përveç Neymarit, gjithmonë sipas medieve më 1 korrik Griezmann do të veshë fanellën e Barcelonës me drejtuesit katalanas që janë të vendosur të paguajnë klauzolën e lirimit të francezit.

Tjetër blerje e bujshme do të jetë edhe kartoni i talentit holandez të Ajaxit, De Ligt.

Në rast se kryhen këto transferta në fazën ofensive, atëherë Messi sezonin e ri do të ndryshojë pozicion duke u tërhequr në rolin e mesfushorit trikuartist, ndërsa treshja e sulmit do të përbëhet nga Griezmann, Neymar dhe Dembele.

Arthur dhe De Jong do të plotësojnë mesfushën, ndërsa në mbrojtje do të pozicionohet Alaba, Umtiti, De Ligt dhe Semedo. Porta do t’i besohet Ter Stegenit.

Ja formacioni i mundshëm i Barcelonës për sezonin e ardhshëm:

Related posts

KJO ËSHTË E PAMUNDUR/ Ja momenti kur sulmuesi Iliev bën gafën e vitit në kampionatin bullgar (VIDEO)

Delo.autor

MBRËMJE MAGJIKE PËR MYRTO UZUNIN/ Ylli shqiptar propozon për martesë partneren në mesin e fushës (VIDEO)

F.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Grupi A: Tirana fiton me GOLEADË, Partizani e Skënderbeu fitojnë me poker. Ngec Teuta

Delo.autor

Leave a Comment